Te gjithe pacientet ne vend, do te jene te pajisur me kartela elektronike. Ky eshte nga projektet e rendesishme qe ka ndermare Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor, ku nepermjet nje regjistri elektronik, tashme do te kete nje evidentim te sakte te numrit te personave qe mbulohen me sherbim baze, sipas qendrave shendetsore te kujdesit paresor. Deri tani jane rregjistruar rreth 720 mije persona.






"Faza e pare tashme ka perfunduar, ishte regjistrimi i popullates nga
ana e mjekeve te familjes, me qellim evidentimin e sakte te banoreve ne
zonen e tyre te mbulimit dhe evidentimin e banoreve rezidente, dhe jo
rezident. Faza e dyte, ka te beje me hedhjen e skedave te pacientit ne
regjistrit elektronik online, duke permbushur dhe nje nga prioritetet e
qeverise, sic eshte e-goverment dhe ne fushen e shendetesise", beri te
ditur Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se.



Nga te dhenat e fundit jane regjistruar prane mjekut te familjes ne te
gjithe vendin rreth 3,9 milione njerez. Perfundimi i ketij procesi sipas
drejtueses se ISKSH-se, do te ndihmoje ne levizjen me lehtesi te
popullates dhe zbatimin e parimit te zgjedhjes se lire te mjekut te
familjes.



Edlira Sulejmani










< I mëparshmi