Autori i Lajmit: red.
Ataku i zemrës ose tromboza koronare është vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si rezultat i mbylljes apo ngushtimit të arteries së zemrës e që nuk lejon të qarkullojë gjaku për të ushqyer atë pjesë të zemrës. Te infarkti i miokardit, arteriet koronare që e furnizojnë zemrën me gjak të freskët e të ngopur me oksigjen, ngushtohen. Një nga shkaqet e infarktit të zemrës është arteroskleroza



Arteroskleroza, është gjendja kur pikat e materieve yndyrore si kolesteroli shtresohen në muret e brendshme të arterieve. Qelizat e gjakut mund të ngjiten për pjesën e dëmtuar dhe krijohet mpiksje. Kur formohet mpiksja e gjakut, qarkullimi i gjakut mund të ndërpritet tërësisht nëpër arterie që provokojnë atakun e zemrës. Infarkti mund të shkaktohet edhe nga spazma e zgjatur i arterieve të zemrës dhe trashëgimia.

Nëse një apo me shumë anëtarë familjeje kanë pasur ngushtim të arterieve koronare, risku është për atakun e zemres më i madh, dmth faktori trashëgues ka rëndësi të veçantë. Infarkti i zemrës atakon njerëzit në moshën 60-70 vjeç, më tepër meshkujt. Shenjat e atakut rëndom paraqiten befasisht si: dhembje shtrënguese, shtypëse e rëndë dhe depërtuese në mesin e kraharorit që shtrihet ne qafë, duar e sidomos në dorën e majtë, zbehje e lëkurës dhe djerësitje, humbja e frymëmarrjes, mundim e shqetësim,

shqetësim i përcjellë me frikën nga vdekja.

Nëse vëreni këto shenja, atëherë kemi të bëjmë me atakun e zemrës, dhe menjëherë duhet të lajmëroni mjekun. Mirëpo ka persona që e përjetojnë infarktin më qetë me shenja si humbje frymëmarrjeje, plogështi, djersitje dhe zbehje. Ky infarkt manifestohet tek të moshuarit dhe tek ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo nga diabeti. Diagnostikimi bëhet në bazë të ankesave, dhembjeve anginoze, EKG-së, pastaj bëhet angiografia,angioplastika koronare për të mundësuar zgjerimin e arteries së ngushtuar. Radiografia dhe ekografia na jep të dhëna mbi gjendjen funksionale të barkushes së majtë dhe zonat akinetike. Mjekimi nga infarkti i zemrës bëhet në njësitë koronare, intensive të klinikave speciale ku bëhet monotori për kontroll të panderprerë të punës së zemrës. Qëllimet e mjekimit janë: zvogëlimi i dhembjeve dhe rivendosja e furnizimit me gjak të muskulut të zemës, për të zvogëluar dëmtimin e zemrës dhe mbrojtur komplikimet e mëtejshme. Këtyre të sëmurëve u duhet siguruar trajtim i veçantë dhe kujdes intensiv, pastaj duhen aplikuar të gjitha procedurat mjekësore dhe reanimuese kardiorespiratore kur paraqitet nevoja. Në fillim të mjekimit, të sëmurit i duhet siguruar qetësi absolute dhe moslëvizje. Mund të përdoren këto medikamente për mjekim: analgjezikët, nitroglicerini, antidritmikët dhe terapi tjetër shtesë. Analgjezikët janë të parët që aplikohen tek të sëmurët.

Nitroglicerina në infuzion që ndikon në zgjerimin e arterieve të zemrës dhe përmirësimin e furnizimit me gjak të indit të zemrës. Antiaritmikët (Lidocim) jepet si mbrojtje e çrregullimeve të ritmit, por edhe për mjekim.Kjo terapi mund të jepet para dhe gjatë transportimit të pacientit deri në entin mjekësor. Beta- bllokatorët (metoprolal, propranol, atenolol) përdoren te çrregullimet e punës së zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Digitaliset, digoksin -kardiotomik që e rrisin forcën e konstruksionit të muskulit të zemrës. Diuretikët ndihmojnë në rritjen e volumit të ekskretimit të urinës duke eliminuar sasi të tepërt të

längjeve nga trupi. Barnat trombolitike përdoren për të shkatërruar koagulimin e gjakut që e ka mbyllur arterien e zemrës. Kjo terapi aplikohet në gjashtë orët e para të atakut të zemrës. Terapia antikoagulante (heparin). Në rast nevoje bëhet angjoplastika koronare urgjente, ku bëhet hapja e arteries së mbyllur. Gjatë këtij intervenimi vihet stenti, që e sigurin hapjen e arteries së mbyllur. Nëse arteria koronare plotësisht është e mbyllur atëhere bëhet intervenimi kardiokirurgjik me graft e nëse kemi aritmi bëhet pejsmejkeri. Në shërbimin e kujdesit intensiv dhe njësitë koronare kemi programin e mjekimit të mëtejshëm.Ju lejohet që pas 24-48 orë nga pak dhe të ngriteni nga krevati, e më vonë fillon rehabitimi i plotë.



Qëllimet e mjekimit janë: zvogëlimi i dhembjeve dhe rivendosja e furnizimit me gjak të muskulut të zemës, për të zvogëluar dëmtimin e zemrës dhe mbrojtur komplikimet e mëtejshme. Këtyre të sëmurëve u duhet siguruar trajtim i veçantë dhe kujdes intensiv, pastaj duhen aplikuar të gjitha procedurat mjekësore dhe reanimuese kardiorespiratore kur paraqitet nevoja



Ka persona që e përjetojnë infarktin më qetë me shenja si humbje frymëmarrjeje, plogështi, djersitje dhe zbehje. Ky infarkt manifestohet tek të moshuarit dhe tek ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo nga diabeti



Jeta pas infarktit të miokardit

Ndryshimi në mënyrën e të ushqyerit, mbajtja e peshës së trupit, ndërprerja e pirjes së duhanit si faktor i rëndësishëm në mbrojtjen nga ataku i zemrës, moskonsumimi i alkoolit, përdorimi i ushqimit me sa më pak yndyrna. Nëse keni kolestorolin e rritur në gjak, atëherë duhet të përdorni barna për zvoglimin e tij si (vaj peshku, klofibrat, kolestipol etj.)Ushqimi me më pak kripë, aktiviteti fizik i shtuar duke filluar nga shëtitjet e lehta prej 1,5-3 km në ditë. Në këtë mënyrë do të arrini kondicionin fizik për të bërë vrapime të

ngadalshme, not të sforcuar deri në gjysmë ore në ditë. Tentoni t i ikni shtresit. Pas përmirësimit, në mënyrë graduale do filloni t i ktheheni jetës normale.



Aritmia

Zemra është një organ perfekt, përsa i përket mënyrës se si ajo funksionon. Aktiviteti i saj është automatik dhe ritmik, njëkohësisht. Quhen normale rrahjet e zemrës, që në kushte qetësie luhaten nga 50 deri në 80 për një minutë. Koha nga rrahja në rrahje është e njëjtë, nëse vërejmë më pak, se 50 minuta dhe më shumë se 80 rrahje për minutë, si dhe mungesë të rregullshmërisë, atëherë kemi aritmi. Çrregullimet më të shpeshta të ritmit janë takikarditë, të cilat ndryshe njihen edhe si rrahje jo të shpeshta, por të çrregullta të zemrës. Një tjetër lloj i aritmisë është esktasistolat, të cilat janë rrahje jashtë radhës normale të një zemre të shëndoshë. Çrregullimet e ritmit ndodhin si në zemër të sëmurë, ashtu edhe në një zemër të shëndoshë.



Simptomat

Rrahje të shpeshta të zemrës

Rrahje të çrregullta të zemrës

Personave u duket sikur zemra ndalon për pak

Rrahje të forta pas ndalesës

Gjendjet e ankthit, për një pjesë të pacientëve

I sëmuri nuk mund të flejë dot në krahun e zemrës

Gjendje të fikëti

Ndonjëherë dhe deri në humbje të vetëdijes



Këshillat

Vizitë tek mjeku specialist

Kryerje të elektrokardiogramës (EKG)

Mospërdorim të ilaçeve pa këshillë nga mjeku

Të korrigjohet pesha për ata që janë mbipeshë

Ndryshim të ushqyerjes, kur ka hipertension

Kufizim të yndyrnave me bazë shtazore

Kufizim të sheqerit dhe brumërave

Aktivitet fizik, sipas këshillës së mjekut



Ky lajm është publikuar: 25/09/2008