Trupi i ish-Kryeministrit dhe ish-Ministrit Libian të Naftës, Shukri Ghanem është gjetur pa jetë në lumin Danub, bën të ditur policia austriake.


“Nuk ka pasur shenja të dhunës në trupin e Ghanem”, tha një zëdhënës i policisë, ndërsa është urdhëruar autopsia.


Ish-kryeministri, 69-vjeçar, ka punuar si konsulent për një kompani me bazë në Vienë. Ai me sa duket është largua nga shtëpia e tij të dielën i veshur normalisht, thotë policia.


Ghanem u largua nga Libia pasi vendi u përfshi në kryengritjen kundër Kolonel Muammar Gaddafit vitin e kaluar.


Në atë kohë, ai kritikoi gjakderdhjen në Libi, duke thënë se situata ishte bërë "e padurueshme".


Ai shërbeu si Kryeministër i Libisë nga viti 2003 deri në vitin 2006 dhe më pas si Ministër i Naftës deri në vitin 2011.