Ministria e Financave ka miratuar dje dhënien e dëmshpërblimit për 1002 ish-të dënuarit politikë. Lista përmban emrat e ish të përndjekurve që përfitojnë nga kësti i dytë i dëmshpërblimit. Pas publikimit të emrave, personat që kanë qenë të dënuar ose të afrimit e tyre duhet të ndjekin proceduarat e parashikuara nga ligji për të tërhequr dëmshpërblimin. Ministria e Financave bëri të ditur disa ditë më parë, se në total nga Këshilli i Ministrave deri tani janë miratuar gjithsej 11 729 dosje për ish-të dënuarit politikë. Për këta të fundit Ministria e Financave ka bërë pagesat e këstittëparë për plot 10 594 dosje. Në proces pagese për këstin e parë të dëmshpërblimit nga tetë këste që parashikon ligji në total janë edhe 1135 dosje. Ministri Ridvan Bode ka deklarua se “për rreth dy muaj do të përfundojë pagesa e këstit të dytë për të gjithë ish-të dënuarit politikë”. Ministria e Financave, përmes drejtorisë së veçantë të saj që lidhet direkt me përllogaritjen e dëmshpërblimit dhe kryerjen e pagesave, kamiratuarjavëpas jave listën me emrat e atyre që përfitojnë sipas legjislacionit në fuqi.