Janë 100 vite të shtetit shqiptar dhe për të shënuar këtë jubile, shoqata “Labëria” mbajti një konferencë shkencore me theksin në kontributin e veprimtarëve të kësaj krahine në pavarësimin e vendit.



Por figura qendrore nuk mund të mos jetë babai i shtetit shqiptar, Ismail Qemali. Historiani Pëllumb Xhufi, teksa flet për rolin e Qemalit para shpalljes së pavarësisë, thekson e qartëson pozicionin e faktorit të huaj, duke thënë se Austro-Hungaria dhe Italia patën ndikimin e tyre deri sa kishin interesa.

“Në vitin 1912, kur u mblodhën krerët shqiptarë në Stamboll, u vendos që të shpërthente një kryengritje e përgjithshme në Shqipëri dhe Ismail Qemali pati detyrën kryesore: të 100-VjetoriJozefina Topalli pret studentë nga e gjithë Shqipëria100 vjet Pavarësi, shtatore fringo për Adem Jasharin100 ëndrrat e këtij 100-vjetori
gjente armët për kryengritjen. Gjithçka filloi me atë kryengritje. Austro-Hungaria dhe Italia ishin dakord me formimin e shtetit shqiptar, por me kufijtë e tij nuk ishin dakord aspak”, thekson Xhufi.

Në këtë veprimtari u nderuan edhe shumë personalitete të krahinës dhe jo vetëm. Ishin 27 medaljet e mirënjohjes që shoqata “Labëria” akordoi në këtë event të mbajtur në Akademinë e Shkencave. Ndër ta u çmua atdhetari Isa Buletini për kontributin e një jete në çështjen shqiptare.