Pordenona- Vdekja e pazakontë e shqiptarit që jetonte në Itali, Ermal Shkrela ka bërë që prokuroria e Pordenonës të verë nën hetim 9 mjekë të spitalit Santa Maria degli Agneli.

28 -vjeçari ka patur temperaturë të lartë dhe është parqitur në Urgjencën e Spitalit të Maniagos dhe më pas është transferuar në spitalin ‘Santa Maria degli Angeli’ ku ndërroi jetë.

Sipas mjekëve temperatura rezultoi fatale për të sepse një virus i ka prekur organet dhe i ka shkatërruar sistemin imunitar.

Për të vërtetuar këtë hipotezë trupit të pajetë do ti bëhet autopsia dhe do të mësohet nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim të mjekëve.

Ermal Shkrela jetonte në Itali bashkë me familjen e tij dhe kishte një vit që ishte zhvendosur në shtetin fqinj.