Në universitete do futen rreth 23.533 studentë të rinj, kuotat më të larta në Fakultetin e Mjekësisë

Ministria  e Arsimit dhe e Shkencës ka miratuar ditën e djeshme të gjitha kuotat për degët në universitetet në vend. Kështu sipas MASH kuotat më të larta do të jenë në fakultetin e mjekësisë e të infermierisë në të cilin do të hyjnë rreth 1805





studentë të rinj, në degët si mjekësi, stomatologji, farmaci infermieri e përgjithshme, mami  teknik i lartë laboratori fizioterapi logopedi Imazheri etj. Përkatisht disa prej kuotave do të jenë në fakultetin e mjekësisë në Tiranë kuotat e pranimit do të jenë rreth 220 vende bosh për degën mjekësi e përgjithshme, e në degët stomatologji apo farmaci do të jenë përkatësisht nga 120 vende për studentët të cilët do të arrijnë të kapin pikët maksimale për tu futur në këtë degë e cila gjatë vitit të kaluar ka qenë një ndër degët tejet të preferuara pas ekonomikut e degëve të fakultetit të juridikut e shkencave sociale. Ndërsa përsa i përket kuotave në universitete duket sipas tabelës se janë pakësuar vendet në fakultet e rëndësishëm të cilat janë edhe më të preferuarat nga maturantët. Në këtë aspekt për universitetet shtetërore në qytetet e Durrësit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Elbasanit apo Korçës janë gjithsej rreth 1570 kuota në Universiteti Bujqësor, në total. Ndërsa universiteti i Elbasanit do të ketë për këtë vit arsimor rreth 2090 kuota për të gjitha degët përkatëse. Universiteti i Gjirokastrës do të ketë sipas MASH, rreth 1630 kuota të cilat më të shumta janë në degët e mësuesisë e të shkencave sociale. Ndërsa përsa i përket universitetit në qytetin e Kukësit kuotat për të gjithë maturantët që do të konkurojnë për të studiuar në shkollat e larta do të jenë 1580 kuota. Ndërsa kuotat për universitetin e qytetit të Shkodrës do të jenë në masën e 2015 kuotave të cilat janë më të larta se asnjëherë tjetër në krahasim me universitet e Elbasanit e të Kukësit. Ndërsa përsa i përket universitetit e Vlorës do të jenë të vendosura nga MASH në shifrën e 2750 kuotave me vende të lira shifër  cila është vendosur nga specialistët e ministrisë së arsimit më e lartë se të gjitha vitet e tjera pas universitetit të Tiranës ku edhe kërkesat për studim janë më të larta. Me kuota më të pakta sipas MASH janë vlerësuar universiteti i Durrësit, dhe ai i Sarandës. Në total kuotat për studimet e larta për të cilat do të konkurojnë të gjithë maturantët e këtij viti janë rreth 21558 vende në të gjitha universitetet  vendit. Edhe gjuhët e huaja janë vlerësuar gjatë këtij viti arsimor me kuota më të larta se një vit më parë.


 


 



 






Last Updated on E Enjte, 08 Korrik 2010 09:51