Zoti Elezi, ju vini nga nje familje e madhe e Kukesit, qe u persekutua nga regjimi komunist. Cishte komunizmi per ju? Komunizmi mua me la damken e armikut te popullit, qe nga lindja



Zoti Elezi, ju vini nga nje familje e madhe e Kukesit, qe u persekutua nga regjimi komunist. C’ishte komunizmi per ju? Komunizmi mua me la damken e armikut te popullit, qe nga lindja pa e ditur fajesine time ne bandovillat e kampeve te perqendrimit dhe deri tek privimet e shumta, qe mbaruan me ardhjen e demokracise. Une jam pinjoll i nje prej familjeve me te persekutuara dhe disidente te Kukesit, nip i dy ikonave te disidences antikomuniste, figurave te njohura, te denuarve te ndergjegjes ne Burrel, Raif Elezi, xhaxhai im, qe ishte nje Promete i vertete dhe ikone e moralit disident, dhe daja im, Avdi Gjana, edhe ky nje tjeter disident, i njohur per mosvotimin deklamativ kunder regjimit te asaj kohe. Sa optimist ishit qe ai regjim do te ndryshonte? Per ne ne ato vite cdo gje ishte e pashprese. Shtypja, represioni, privimet nga cdo e drejte njerezore ishin pjese e atij kalvarit qe cdo dite po shtohej. Nga njerez dashamires te familjes sone marrim vesh se ne vitin 1987, nje vit para se te varej ne Kukes disidenti Havzi Nela, ishte planifikuar skenari i Sigurimit te Shtetit per te ekzekutuar publikisht xhaxhain tim Raif Elezi, per te rritur presionin ndaj familjes e frikesuar mbare popullin e Kukesit. Ai eshte marre ne fshehtesi te plote nga burgu i Burrelit dhe sjelle ne Kukes per me se 15 dite, ku ish-prokuror Avdi Gashi, me nje grup te tjere hetimor dhe prokuroresh te sjelle nga Tirana, kane pergatitur skenarin e ridenimit te tij dhe pretencen per ekzekutim, qe t’i merrnin firmen me akuzen si agjent i UDB-se. Fale qendreses se tij dhe greves se urise 14-ditore qe ai kishte ndermarre, ky skenar i tyre deshtoi dhe eshte derguar ne gjendje kome ne Burrel. Miqve dhe te afermve tane u jemi mirenjohes per kete informacion, pasi ne kohe rekord eshte kthyer ne jete me ushqimin qe i eshte cuar nga familjaret. Po episodet e vitit ’89, si ne Rumani apo rrezimi i Murit te Berlinit, a jua shtuan shpresen? Sigurimi i Shtetit ne ate periudhe ishte tej mase i alarmuar. Ne mengjesoren e qytetit, sot hotel “Gjallica” nga vellai im Arjan Elezi, ne prani te Agron dhe Besim Elezit, dy djem te xhaxhallareve te mi, dha shkendijen e pare te fitores dhe gezimit per kete ngjarje, duke ndezur flake zbukurimet e bera per Vit te Ri ne ambientet e ketij lokali te njohur per ate kohe, ku forcat e Sigurimit dhe te policise qe ishin lajmeruar per kete, u zbrasen ne perpjekjen e tyre te pare per arrestimin e tyre, te cilet e realizuan me pas me ardhjen e perforcimeve te tjera dhe bejne arrestimin e Agron Elezit. I plotfuqishmi i policise se kohes, Asllan Braha, publikisht ne momentin e arrestimit i thote: “Familja juaj eshte e denuar perjetesisht si armike e popullit dhe ne nuk ju dorezojme juve pushtetin”. Si pasoje e torturave nga Shef Aureli apo “Arapi i Vlores” Agron Elezit i thyejne krahun. Vellai im, Arjan Elezi, eshte arratisur ne ate kohe ne Jugosllavi dhe ende sot nuk dime gje per fatin e tij. Cilat kane qene ditet e dhjetorit te ‘90-s ne Kukes dhe me pas? Si u krijua PD-ja e Kukesit? Ato ishin ditet e nje rilindjeje te madhe kombetare. Ishin ditet e loteve te pare te gezimit tim. Per ato ndodhi cdokush ka te drejte te jape versione te kujtimeve apo perjetimeve te veta, madje te krijoje edhe alibira per rolin dhe funksionin e akecilit ne kete lvizje. Ne kete sens nuk dua te ve ne dyshim integritetin dhe kodin moral te askujt qe merr persiper te rrefeje ngjarjet e asaj kohe qe nepermjet detajeve te parendesishme kerkojne, sic thashe, te ngrene alibine e te qenit kryesor dhe determinues te atyre zhvillimeve. Keto perpjekje parashikuese dhe kalkuluese, qe te permbushet alibia dhe profecia ne kundershtim me memorien kolektive dhe publike te kohes, jane mjerimi i historicizmit te tyre, - thote Karl Popper. Tentativa per te fetishizuar historine e asaj kohe, manipuluar me datat, me takimet, me episodet, ulin dhe demtojne kodin moral dhe integritetin e cdo personi qe ndermerr nje parashikim te tille. Une mund te jap disa detaje me nje siguri morale absolute per ato ngjarje ne te cilat kam qene vete protagonist dhe organizator i tyre. Pasi familja jone u autorizua nga komisioni nismetar i PD-se, ne ato dite dhjetori ‘90, xhaxhai im, Isa Elezi, dhe une vendosem shpalljen e pare te urimit qe PD-ja i drejtohej popullit per Vitin e Ri, si dhe fteses per t’iu bashkuar dhe anetarsuar ne PD. Ate e kemi ruajtur per ore te tera, duke shikuar edhe reagimin e njerezeve. Ate dite shpalljeje kam pare fytyrat e shume njerezve, edhe atyre qe perpiqen te shperngulen ne data me pas ne prezencen e tyre. Sigurimi i Shtetit dhe strukturat represive ishin ende aktive dhe vepruan duke e grisur dhe hequr kete afishe. Po ate dite e kemi pergatitur rishtas kete ftese dhe e kam ruajtur une dhe Ibsen Elezi, e cila pasi u gris nga nje i ri i famijles se Perzhitave, vrapuam ta zeme, kur na sulmoi me shpejtesi nje fugon me civile per te na goditur dhe shtypur, ku fale manovrimit shpetuam. Ne fillim njerezit ishin te frikesuar dhe hezitues, skeptike ndaj ngarjeve, ku cdo sekonde, minute, ore dhe dite po ndryshonte rrjedhen e historise. Pergjate atyre diteve te fund-dhjetorit ‘90, erdhen te rinj edhe te moshave te ndryshme, qe u solidarizuan dhe iu bashkuan fteses sone. Pra pergjate muajit dhjetor ne shtepine tone, te Isa Elezit, ne ate me hapesira te vogla fizike 1+1 te Isa Elezit ne fillim, me pas edhe te Urim Mujes jane bere mbledhjet e para te inicimit te themelimit te PD-se, qe po maturohej natyrshem me shpejtesi te madhe dhe qe me pas cuan ne aktin formal me date 05 janar 1991, ate te konstituimit te saj. Protagonistet kryesore dhe me te spikatur te ketyre zhvillimeve ishin Isa Elezi, Besnik Elezi, Urim Muja, Aneta Amati, Behar Dunga, Arben Meshi, Ramadan Koldashi, Kamer Elezi, Agron Elezi, Sulejman Dida, Avdulla Nerguti, Mersin Gjana, S. Petku, H. Elezi, S. Elezi, S. Istrefi etj. Ajo qe duhet thene, eshte se te rinjte e angazhuar ishin natyra broadways, inteligjente dhe te mrekullueshem, ne fillim pak hezitues te afroheshin prane nesh, per shkak edhe te rezonaces se disidences se theksuar politike qe kishte familja jone, ku ne cilesoheshim si te damkosur nga regjimi. Ato dite dhjetori ka ardhur disa here dhe ka bere takime edhe djali i nipit te Elezeve, Isuf Beqir Spahiu, sternip yni, mesues ne fshatin Surroj, ku ai banonte, i cili njihej dhe u fol edhe per nje djale te arratisur te tij ne ate kohe, per te cilin u kishte shfaqur shqetesim autoriteve te kohes. Te gjithe intelektualeve u eshte bere apel, ku syresh ne ate kohe jane shprehur se e kishin “amanet nga baba mos me u marre me politike”, por qe me vone mbas fitores kthyen mendje. Jashte cdo retorike gjegjese, te stisur apo hamendesuese mes kandidaturave te tjera per te qene ne krye te PD-se ne ate kohe, zgjedhja e zoti Bajazit Cahani si kryetar i asaj kohe ishte e lidhur krahas me bacgraundin e familjes se tij, edhe per arsye pragmatiste qe te terhiqeshin sa me teper njerez. Te gjithe ata ishin idealiste dhe te gjithe ishin primus inter partes. Askush nuk punonte dhe angazhohej qe me pas te shkruhej historia e saponisur e tyre. Pa dyshim, Isa Elezi eshte figura me e gjithepranuar nga te gjithe protagonistet e asaj kohe, si me emblematikja dhe patriaku i kesaj levizjeje pluraliste ne nivele lokal. Ai, familja dhe fisi i madh ishin te paret qe iniciuan dhe krijuan Partine Demokratike te Kukesit. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Me ta u bashkua i gjithe populli me pas. Ne vitin e mbrapsht ‘97, nipi i tij, djali i motres, Bajram Bulica, ish-punonjes SHIK-u ne Vlore, u kap rob dhe maltrajtua nga bandat e Vlores, kur ato sulmuan godinen e SHIK-ut. Pamjet filmike te kohes tregojne per dinjitetin e tij ne mbrojtje te institucioneve te shtetit. Nipi tjeter i tij, Kreshik Elezi, ne kete kohe ishte i angazhuar ne mbrojtje te institucioneve te shtetit ne Gjirokaster. Perfaqesues te zgjedhur t