Çdo maturant do të ketë në dorë 5 komponentë që i duhen për zbatimin e formulës së pikëve. Llogaritja duhet të bëhet nga gjithsecili para se të plotësojë formularin A2, ku do të përzgjidhen edhe degët në të cilat dëshiron të konkurrojë.

Formulari A2 do të gjendet në çdo shkollë të mesme brenda javës që vjen, në përbërje të të cilit do të ketë më shumë programe studimi të renditura.

Maturanti kandidat për vazhdimin e studimeve të larta duhet të ketë fituar 5 rezultate: Notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme; 2 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara (Letërsi dhe Matematikë); dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje.

Në bazë të këtyre notave përllogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar për në shkollën e lartë.

Një shembull për llogaritjen e pikëve:

Një maturant aplikon në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet në degën e Mjekësisë. Ai ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme të profilizuar, profili natyror, dhe ka një notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34.

Në dy provimet e detyruara ai ka këto rezultate: • Në Letërsi 8.72 • Në Matematikë 9.15. Ai ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun natyror dhe ka si rezultate: • Në Fizikë 9.23 • Në Biologji-Kimi 9.52

Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme e profilit natyror ka koeficientin 1.4. Po ashtu, Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun natyror, pra zbaton koeficientin 1.3 për këtë bllok.

Atëherë kryhen këto llogaritje:

Shumëzojmë: 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = = 11.676

Shumëzojmë:  8.72 (nota në Gjuhë-Letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) = 12.208

Shumëzojmë:  9.15 (nota në Matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =12.81

Shumëzojmë: 9.23 (nota në Fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar) = 11.999

Shumëzojmë: 9.52 (nota në Biologji-Kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar)  =12.376

Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:

11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x 100 = 1220.8
12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6

Rezultatet mblidhen:

1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9

Maturanti që morëm si shembull ka grumbulluar 6106.9 pikë

Pikët minimale për t’u pranuar në Universitetin e Tiranës, duke iu referuar vitit të kaluar:

UNIVERSITETI I TIRANËS

5,106.30 Histori
5,040.00 Gjeografi
5,157.90 Gjuhë – Letërsi
5,377.70 Gazetari
4,946.90 Biologji
4,826.40 Bioteknologji
4,670.30 Matematikë
3,804.20 Fizikë
4,970.80 Informatikë
4,678.70 Kimi
4,636.40 Kimi Ushqimore
4,062.90 Kimi Industriale
4,844.10 Inxhinieri Matematike d
4,495.00 Teknologji informacioni
5,031.80 Gjuhë Angleze
4,420.00 Gjuhë Frënge
4,400.25 Gjuhë Gjermane
4,734.60 Gjuhë Italiane
3,807.70 Gjuhë Greke
3,961.10 Gjuhë Turke
3,712.80 Gjuhë Ruse
4,603.30 Gjuhë Spanjolle
4,063.80 Gjuhë Angleze (Kukës)
3,095.45 Gjuhë Angleze (Sarandë
5,465.40 Psikologji
5,324.70 Punë Sociale
4,982.70 Filozofi
5,159.70 Sociologji
5,653.40 Shkenca Politike
5,352.10 Administrim dhe politikë
5,635.80 Administrim – Biznes
5,912.40 Ekonomiks
5,941.60 Financë
6,047.10 Informatikë Ekonomike
3,847.30 Administrim – Biznes (Kukës)
3,622.60 Administrim- Biznes (Kukës)
6,230.70 Mjekësi e Përgjithshme
6,159.50 Farmaci
6,202.10 Stomatologji
5,865.70 Shëndeti Publik
5,170.30 Infermieri e Përgjithshme
4,868.50 Mami
5,861.40 Teknik i Lartë Laboratori
5,654.00 Fizioterapi
5,406.10 Logopedi
5,621.70 Imazheri
3,517.20 Infermieri e Përgjithshme
5,353.50 Drejtësi 048


UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

3,601.80 Drejtim i Fermave dhe Agronomi
4,911.50 Ekonomi dhe Politikë Agrare
5,326.80 Financë – Kontabilitet
4,348.60 Financë – Kontabilitet (Lushnje)
3,513.20 Mbrojtje Bimësh
3,536.20 Hortikulturë
2,933.00 Hortikulturë (Lushnjë)
3,402.70 Prodhim Bimor
3,467.40 Zootekni dhe Biznes Blegtoral
3,434.60 Akuakulturë dhe Menaxhim
4,076.90 Inxh. Agromjedisi
3,648.60 Inxh. Agrare – Agromekanike
3,971.50 Teknologji Agroushqimore
3,443.30 Vreshtari – Enologji
4,442.90 Inxhinieri Pyjesh
4,080.10 Inxhinieri Përpunim Dru
4,131.40 Mjekësi Veterinare


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

5,871.40 Inxhinieri Ndërtimi
4,966.40 Inxhinieri Hidroteknike
5,181.80 Inxhinieri Mjedisi
55.95 Arkitekturë
4,441.90 Inxhinieri Elektrike
4,494.15 Inxhinieri Mekatronike
3,524.70 Inxhinieri Fizike
3,817.60 Inxhinieri Matematike
4,415.20 Inxhinieri Mekanike
4,297.20 Inxhinieri Tekstile dhe
3,979.00 Inxhinieri Materiale
5,134.90 Inxhinieri Ekonomike
3,927.40 Inxhinieri në Shkencat e
4,179.30 Inxhinieri Gjeoinformatik
3,864.40 Inxhinieri e Gjeoburime
5,816.40 Inxhinieri Elektronike
5,755.80 Inxhinieri Informatike
5,744.60 Inxhinieri Telekomunikacion

/Start/


                                                                                             2011-07-14 10:01