Në listën e zezë dhe Parku Kombëtar i Dajtit

Edhe pse përditë të gjithë ne kush më shumë e kush më pak ankohemi nga tymrat, lëndët djegëse pluhurat, por edhe nga ndotja akustike sërish i referohemi statistikave se shumica prej qyteteve në vend janë tepër të ndotur. Por edhe pse jetojmë





në një nga kryeqytetet më të ndotura, shumë pak nga ne e di se pikërisht se pikërisht në kryeqytetin ku ne jetojmë nga ndotja e cila i tejkalon limitet  vendosura nga BE na shkurtohen rreth 20-30 minuta jetë në ditë. Edhe pse jemi koshientë që jetojmë mes një katrahure mjedisore ku tymrat na shkaktojnë sëmundje nga më të rrezikshmet serish askush prej nesh nuk merr as mundimin më të vogël për të dhënë ndihmën e tij në përmirësimin dhe uljen e përmasave gjigande të ndotjes. I pyetur ditën e djeshme një prej specialistëve të Ministrisë së Mjedisit tha për gazetën SOT se ndotja në vend është drejt uljes dh janë marrë një sërë masash për përmirësimin e gjendjes sidomos në zonën e cilësuar si më problematike atë të Porto Romanos. Ndërkohë që edhe pak kohë më parë nga ministria e mjedisit u deklarua se ndotja në vend është në masën 30 për qind më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Por paralelisht me këtë duket se alarmin e japin specialistët e mjedisit në disa prej organizatat jo shtetërore që merren me monitorimin dhe parandalimin e ndotjes. Në këtë kontekst specialistët duket sikur kanë hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Mjedisit se ndotja është duke u ulur. Po të njëjtin mendim kanë edhe specialistët e ISHP-së të cilët nga monitorimet e kryera në kryeqytet ndotja nga PM 10 (grimcat e respirueshme) shënon vlerën 148 /m3, ndërsa normat e lejuara nga BE- janë 50 m3 dhe ato shqiptare 70 /m3. Duke llogaritur shifrat specialistët e mjedisit japin alarmin se ndotja në kryeqytet sipas statistikave i bie të jetë 10 fish më e lartë se shifrat e deklaruara nga ministria e cila në këtë rast duket se do të fshehë masën e vërtetë të ndotjes në vend e në kryeqytet.



Zonat
Vendin e parë si zona më e ndotur e zë 21 Dhjetori ku ndotja llogaritet me  445 mg/m3 ndërkohë që, normat e lejuara nga BE-ja, janë 50 mg/m3.  Më pas sipas specialistëve të mjedisit, vjen Zogu i Zi ku niveli i ndotjes së ajrit qëndron pothuajse në të njëjtit tregues me 21 Dhjetorin ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja janë 50 mg/m3. Ndërsa porsa i përket qendrës së kryeqytetit vlerat e ndotjes janë 129 mg/m3 në ajër por edhe porsa i përket grimcave të imëta (PM10). Ndërsa tek Pazari i Ri niveli i ndotjes llogaritet me 110 mg/m3 nga grimcat e imta (PM10). Liceu Artistik për nga niveli i ndotjes është 105 mg/m3 për nga grimcat e imëta (PM 10) ndërkohë që norma e lejuar nga BE-ja është 50 mg/m3. Vlera mesatare e ndotjes akustike në pistën e aeroportit Nënë Tereza, është e llogaritur nga 60 decibel (A). Ndërsa vlera mesatare e ndotjes akustike , në Laprakë, është 74 decibel (A). Ndërsa porsa i përket vlerës mesatare të ndotjes akustike tek\ Ushtari i Panjohur, ajo është llogaritur në  74 decibel (A ). Alarmin e vënë organizatat mjedisore të cilat merren me studimin e ajrit në kryeqytet e më gjerë. E njëjta problematikë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.



Statistikat
Matjet tregojnë se ndotësi më problematik në Tiranë janë grimcat e imta me prejardhje të ndryshme. Ndërkohë, sa u takon monitorimit më të fundit në rang vendi, të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se "Tirana me ndotjen nga LNP , lëndët e ngurta pezull, ose grimca totale,  rezulton me një mesatare 323 mg/m3, ndërkohë që normat e Bashkimi Europian janë 80 mg/ m3 dhe ato shqiptare 140 mg /m3. Ndotja nga PM 10 grimcat e respirueshme shënojnë vlerën 148 mg /m3, ndërsa normat e lejuara nga BE- janë 50 mg /m3 dhe ato shqiptare 70 mg /m3". Tirana është i vetmi qytet që i ka kaluar normat e BE-së edhe sa i takon ndotjes nga dioksidi i azotit, NO2. Të dhënat nga monitorime të ndryshme tregojnë se vlerat mesatare e NO2 në Tiranë ka arritur në 52 mg /m3, nga 40 mg m3 që janë normat e BE-së. E njëjta problematikë vërehet edhe për përmbajtjen e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene.

Zonat më të ndotura në kryeqytet
21 Dhjetori - 445 mg/m3 është niveli i ndotjes së ajrit nga grimcat e imëta (PM10) te 21 Dhjetori, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja, janë 50 mg/m3.
Zogu i Zi - niveli i ndotjes së ajrit qëndron pothuajse në të njëjtit tregues me 21 Dhjetorin, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja janë 50 mg/m3.
Qendër - 129 mg/m3 është niveli i ndotjes së ajrit nga grimcat e imëta (PM10) në qendër të Tiranës, norma e lejuar nga BE-ja është 50 mg/m3.
Pazari i Ri - 110 mg/m3 është niveli i ndotjes së ajrit nga grimcat e imta (PM10) tek Pazari i Ri, normat e lejuara nga BE-ja është 50 mg/ m3.
Liceu Artistik - 105 mg/m3 është niveli i ndotjes së ajrit nga grimcat e imëta (PM 10) te
Liceu Artistik, norma e lejuar nga BE-ja është 50 mg/m3.
Vlera mesatare e ndotjes akustike në pistën e aeroportit Nene Tereza, 60 decibel (A).
Vlera mesatare e ndotjes akustike , Laprakë, 74 decibel (A)
Vlera mesatare e ndotjes akustike tek, Ushtari i Panjohur, 74 decibel (A )



Gjithashtu dy vitet  fundit, është videntuar edhe zona e Dajtit si një prej zonave tejet të ndotura nga lëndë helmuese tokësore të cilat ndikojnë direkt në shëndetin e njerëzve dhe shkaktojnë sëmundje kanceroze


 


Arta AGOLLI