Blerina Hoxha


Shpenzimet ne sektorin e ndertimit me se shumti ne keto tre muaj jane rritur per paga dhe materiale elektrike. Sipas te dhenave te INSTAT, shpenzimet per paga gjate periudhes janar-mars 2008 u rriten 4.6 per qind dhe kryesisht shuma u perdor per rritje pagash ne kete sektor. Pas pagave ne listen e shpenzimeve, ndertuesit rendisin materialet elektrike kostoja e te cilave u rrit me 5 per qind. Vitin qe shkoi, rritja e pagave ne sektorin e industrise dhe ndertimit shenoi nje norme me te larte, perkatesisht rreth 23% dhe 19%. Por, ne krahasim me tremujorin e pare te vitit 2007, kostot e pergjithshme ne sektorin e ndertimit jane rritur me 0.7 per qind, ndersa nje vit me pare ky ndryshim ishte 3.3 per qind. Indeksi i cmimeve te grupit "Shpenzime direkt" eshte rritur 0.4 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Brenda ketij grupi rritjen me te madhe e shenuan nengrupet "Shpenzime per paga" prej 4.6 per qind dhe "Shpenzime transporti" prej 2.4 per qind. Indeksi i cmimeve te grupit "Shpenzime materiale" ka shenuar ulje prej 0.8 per qind. Ketu mund te permendim uljen e cmimeve te materialeve te ndertimit prej 0.9 per qind. Ndersa shpenzimet e materialeve elektrike dhe materialeve hidro-sanitare kane shenuar rritje perkatesisht 1.5 dhe 0.8 per qind. Nga ana tjeter, cmimet e banesave ne Tirane jane rritur kete vit me shume se 25 per qind ne krahasim me vitin 2006. Vellimi i ndertimeve e reja ishte rreth 8 per qind me i vogel ne krahasim me vitin 2006. Kufizimi ne dhenien e lejeve per ndertime te reja ka frenuar rritjen e ofertes se godinave te banimit. Kerkesa per ambiente banimi vleresohet te jete e larte dhe ne rritje. Rritja me e shpejte e kerkeses ne krahasim me oferten, ka ushtruar presion ne rritjen e vazhdueshme te cmimeve te banesave dhe ne renien e ritmit te rritjes te shitjeve, ne sektorin e ndertimit. Aktualisht, nje pjese e konsiderueshme e blerjeve per pasuri te patundshme kryhet me financim nga sistemi bankar. Pjesa me e madhe e aktoreve te tregut, jane te mendimit se financimi me kredi bankare ka njohur rritje, gjate vitit te fundit. Kredia e dhene per blerjen e pasurive te patundshme, e akorduar nga sistemi bankar, zakonisht perben 80 per qind te vleres se kolateralit. Te gjitha bankat e sistemit perdorin metoden e vleres se tregut per vleresimin e kolateralit. Po keshtu, bankat aplikojne per kredine hipotekare si norma interesi fikse ashtu dhe norma interesi te luhatshme. Per me teper, ende dega e ndertimit vazhdon te mbizoterohet nga ndertimet per banesa, duke lene shume prapa zera te tjere strategjike sic jane investimet ne infrastrukturen rrugore. Mirepo, situata ne kete drejtim ka filluar te ndryshoje ne kete vit dhe pritet qe tendenca te thellohet ne vitet ne vazhdim. Rritja e investimeve publike ne infrastrukturen rrugore ne vitin 2008 eshte nje rritje e cilesise ne sektorin e ndertimit.