Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929.Shkollen e fillore e kreu ne delvine dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne tirane ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.Atij iu desh te largohej nga Shqipëria se bashku me nënën e tij sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Veprat

•"Plaku i Butkës", Roman historik (1966)

• "Ali Pashë Tepelena", roman 1970

• "Zëra nga burime të nxehta", tregime (1972)

• "Intendenti", tregim (1973)

• "Skënderbeu" (1975)

• "Prova e zjarrit", roman (1977)

• "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985)

• "Ujërat e qeta", roman, (1988)

• "Koha e njeriut", roman (1990)

• "Udhëtari", roman (2009)

Skenarë

• Dritat e qytezës (1983)