Autori i Lajmit: red.
Nëse keni një humor të mirë që ju shoqëron gjatë gjithë ditës, nëse rritet aftësia juaj për të reaguar, nëse gjendja juaj fizike dhe psikologjike është e mirë, nëse vështirësitë e përqendrimit janë më të vogla, nëse harmonia bëhet pjesë e jetës suaj së përditshme, atëherë pa dyshim që po praktikoni joga.

Trupi juaj do të jetë më elastik dhe ju personalisht jeni më të ndërgjegjshëm dhe më të kujdesshëm për të zhvilluar aftësitë lëvizëse të trupit tuaj. Është normale që rritet çdo ditë numri i të pasionuarve pas kësaj disipline orientale. "Në shkollat tona mësohen shumë lloje disiplinash, të cilat janë lëvizje fizike që e stërvitin njeriun për një shëndet sa më të mirë, për shembull krija joga, e cila është e përqendruar në dinamikën e frymëmarrjes dhe të tingujve mendorë, që drejtojnë qetësinë dhe pikërisht kontrollin emocional", tregon presidenti i Federatës së Krija Jogas. Bëhet fjalë për një disiplinë, e cila përdoret edhe në përgatitjen e atletikës.

Praktika konsiston në mësimin e pozicioneve korrekte, ritmin e frymëmarrjes, që në krija të çon në meditim. Në të gjitha rastet, arrihet një mirëqenie si për skeletin ashtu edhe për gjendjen psikomentale. "Praktikimi i jogës rrit densitetin kockor me 30%", shpjegon presidenti. Përveç faktit që ajo është e rëndësishme në parandalimin e osteoporozës, d.m.th. mbikëqyr rritjen e masës muskulore, që është edhe më e ndjeshme në uljen e shëndoshjes. Por nuk duhet të rrëmbeheni nga persona të cilët pasi kanë kaluar 15 ditë në Indi, mendojnë se janë mjeshtër të jogës. Ushtrimet e jogës duhen bërë me një specialist të licencuar e me eksperiencë në këtë fushë. Joga është shumë e këshillueshme 2-3 herë në javë, një orë për seancë.

Terapia në tri seanca me kinesiologji

Një terapi e shkurtër me fillimet e saj në Amerikë, vepron mbi lëkurë për të liruar pacientin nga të këqijat e krijuara prej stresit. Kinesiologjia biosistematike është një disiplinë, e cila ka filluar të praktikohet në vitet 60 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t u çliruar nga problemet fizike dhe emocionale. Kinesiologu është një ekspert që të rikthen ekuilibrin fizik dhe energjik me metoda natyrale. "Seanca e kinesiologjisë lidhet me sistemin e trupit e të mendjes dhe ul shqetësimin përmes stimulimit në zonat ku reagon akupuntura dhe sistemi i lëvizjes për artikulimin e sipërfaqeve që duhen korrigjuar", shpjegon drejtori didaktik i "Criks", Qendrës së Kërkimeve të Integruara për Kinesiologjinë Eksperimentale. Testi i precizonit muskulor mat gjendjen e formës dhe ekuilibrit energjetik të një individi nëpërmjet vlerësimit të fuqisë së një muskuli të vetëm. Në këtë mënyrë aplikohen teknikat, të cilat kontrollojnë dhe korrigjojnë lëvizjen energjetike të trupit. Kinesiologu përcakton potencialin energjetik të personit dhe kapacitetin e tij të rikuperimit. Edukon pacientin për formën optimale në stilin e jetës, në qëndrimin dhe mbështetjen. Gjithçka kryhet në tri seanca. Nëse nuk ka rezultat me këto seanca, atëherë i drejtohen të tjera rrugëve.

Me orto-bionomi trupi rigjen shëndetin

Për të shëruar zverkun dhe dhimbjen e shpinës është i nevojshëm pozicioni korrekt, sipas metodës së doktor Pauls. Trupi ka një kujtesë perfekte për të qëndruar mirë dhe di si ta gjejë formën, duke aplikuar korrigjimin e ligjeve natyrore. Është kjo filozofia e edukimit të trupit, e shpikur nga osteopati kanadez Arthur Lincoln Pauls, që aktualisht praktikohet në të gjithë botën. "Orto-bionomi është zgjedhja korrekte e aplikimit të ligjeve të natyrës, që reagon duke tërhequr vëmendjen mbi një problem, që përgjithësisht shtyhet, duke bindur trupin tonë për ta zgjidhur", shpjegon një mësues i orto-bionomisë, nga ku referohen edhe rreth 20 shkolla dhe 80 operatorë të ndryshëm. Me pak fjalë punohet mbi reflekset e vetërregullimit, duke vendosur personin në pozicionin antalgjik, në mungesë të dhimbjes, për të mësuar eliminimin e kontraktimeve dhe kthimit në një gjendje optimale. E rëndësishme për të kuptuar formën më të mirë të trupit, trajtimit me respekt dhe kuptim, ashtu siç deklaron edhe mësuesi nëpërmjet një marrëdhënieje të mirë të pjesës fizike, energjetike dhe emocionale. "Te ne vijnë persona me dhimbje të tmerrshme trupi apo me probleme të zverkut, dy nga dhimbjet më të përhapura në jetën e përditshme. Gjithashtu, ka edhe atletë të cilët praktikojnë sportin, siç është futbolli, basketbolli apo tenisi, që bllokojnë artikulimin e muskujve", shton më tej ai, duke iu referuar orto-bionomisë, një disipline shumë të përdorshme dhe kurative, e cila aplikohet nëpërmjet një trajtimi për një orë. Objektivi është çlirimi i pacientëve nga stresi dhe vendosjet e këqija, duke i rikthyer trupit mirëqenien e mëparshme, reagimin në harmoninë origjinale.

Mësohet të rigjendet e mira, nëpërmjet prekjeve me respekt dhe të sakta nga duart e operatorëve në orto-bionomi, profesionistë të stërvitur që shpesh i nënshtrohen një përgatitjeje fizioterapike.



Zgjidh llojin e jogës që të përshtatet

Këtu mbahet parasysh gjendja shëndetësore e secilit dhe qëllimi i të ushtruarit



Joga është më popullore se kurrë. Tashmë mund të zgjedhësh nga një variete e ndryshme klasash joge sipas nevojave dhe planeve tuaja individuale. Disa klasa janë të fuqishme dhe intense, ndërsa të tjerat janë qetësuese dhe të ulin stresin. Me kaq shumë mundësi është e vështirë ta përkufizosh jogën, por është shumë e rëndësishme të shpjegojmë llojet e ndryshme të jogës. Cfarë vijon është një shpjegim i thjeshtë i pesë llojeve më popullore të jogës sa për të kuptuat bazat.

Ashtanga, joga e fuqisë

Joga Ashtanga (apo Joga e Fuqisë) përbëhet nga një sërë pozicionesh që harmonizohen së bashku për të krijuar një lëvizje të vazhdueshme. Qëllimi këtu është rezistenca muskulore dhe fleksibiliteti. Kjo lloj joge ushtrohet në temperaturë të lartë për të stimuluar gjendrat e djersës dhe për të rritur numrin dhe thellësinë e frymëmarrjeve. Edhe personat e fuqishëm mund të kenë vështirësi herën e pare kur ta provojnë, sidomos nëse kanë mangësi force nga mesi e sipër. Gjithashtu, personat me probleme në artikulacionet e supeve dhe kyçet e duarve duhet të tregojnë kujdes, sepse shumica e pozicioneve të kësaj joge e vë peshën e gjithë trupit mbi këto kyçe. Kjo mund të shkaktojë dëme në to ose mund t i lëndojë dhe më tepër, nëse janë të dobëta.

Bikram

Joga Bikram preferohet nga ata që kanë dëshirë të përmirësojnë fleksibilitetin e trupit. Kjo disipline ka si bazë 13 pozicione në këmbë dhe 13 pozicione ulur apo dhe siç quhen ndryshe asanas. E themeluar nga Bikram Choudhuri, një kampion peshëngritjeje i cili studioi joga në Indi, kjo lloj joge të mëson mënyra dhe ushtrime specifike frymëmarrjeje. Ata që ushtrojnë këtë lloj joge besojnë se është terapi shumë efektive për të kuruar artritin dhe dhembjen kronike të mesit. Disa klasa Bikrami ushtrohen në temperature ambjenti 27- 37 grade celcius, gjë që është e rrezikshme për ata që nuk janë mësuar me temperaturat e larta.

Yoga Cobra

Iyengar

Ivengari është për ata që kanë si qëllim perfeksionin e formës së qëndrimit. Fokusohet në qëndrimin drejt të skeletit me shumë pozicione. Themeluar nga B.K.S Ivengar, kjo lloj joge është fantastike për riaftësimin e problemeve muskulore si formë fizioterapie dhe në fakt preferohet nga sportistët për të përmirësuar fleksibilitetin dhe balancën e trupit. Ivengari është shumë e mirë dhe për fillestarët sepse çdo pozë fillon me pozicionin bazë dhe pastaj vazhdon më tej në pozicione më të avancuara.

Yoga Kundalini

Qellimi i Kundalinit është rritja më e lartë e vetëdijes dhe e përmirësimit të fleksibilitetit. Gur themeli i kësaj disipline- forca e energjisë së brendshme të individit apo cakra, dhe Kundalini synon ta zgjojë këtë energji të brendshme. Energjia çlirohet me anë të një ritmi të fortë frymëmarrjeje me gjatësi dhe thellësi që ndryshon në mënyrë konstante. Personat që vuajnë nga tensioni i larte i gjakut dhe femrat shtatzëna duhet ta evitojnë këtë lloj joge.

Sivanada

Një formë e bute meditimi, kjo lloj joge është fantastike për fillestarët apo ata që kanë si synim shlodhjen dhe çlirimin e stresit. Secila nga 12 pozicionet përfshin pozën “Përshëndetja e Diellit” e cila mbahet për një kohë më të gjatë për të rritur lidhjet midis trupit dhe mendjes dhe gjithashtu për t i dhënë trupit kohë për t iu përshtatur pozicionit, ndërsa mendjes për t u shlodhur. Klasat e Sivanades fillojnë me një këngë të shkurtër mantra dhe vijojnë me një lutje.



Bikram joga...

Gratë në Amerikë të paktën kanë filluar të praktikojnë këtë lloj të ri yoge, sipas të cilit stimulohet djersitja e trupit duke u futur në dhoma të cilat nxehen me një temperaturë të lartë. Por në fakt, mjekët kanë rezerva në drejtim të kësaj metode të përdorur. Kështu, Pamele Pik thotë se "qëndrimi në dhoma të tilla të ngrohura në një temperaturë të lartë është shumë e rrezikshme, pasi ju rrezikoheni të dehidratoheni, të humbisni balancën e elektroliteve si edhe të pësoni probleme zemre”. Kështu që mos u përpiqni të djersiteni në këtë mënyrë, pasi në vend që të humbisni dhjamin, mund të humbisni shëndetin tuaj!

Ky lajm është publikuar: 23/08/2008