Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, duke folur për revistën letrare Letra, ka thënë se është e nevojshme që të hapen dosjet për shkrimtarët, pasi qeveritë i përdorin dosjet për ti kontrolluar ata. Dosjet e fshehta duhet të hapen për letrarët. Fshehtësia e tyre ska sjellë asgjë të mirë në këta njëzet vjet tranzicion. Përkundrazi, ka sjellë shumë të këqija. Kryesorja, i ka dhënë shtetit një pushtet të frikshëm mbi letërsinë (për të folur vetëm për të). Me anë të dosjeve të fshehta, qeveritë kanë vazhduar të kontrollojnë e të kenë nën urdhër dhjetëra letrarë, të cilët i përdorin sa herë që iu volit kundër lirisë. Nuk po them asgjë të re po të këmbëngul se asgjë e keqe nuk i vjen letërsisë shqipe nga kjo higjienë e ashpër, që quhet lustracion. Asnjë përmbysje nuk i ka ardhur letërsisë gjermane, çeke, hungareze, etj, pas hapjes së arkivave. Thesari i letërsisë shqipe nuk dëmtohet, tha Kadare.


Shkrimtari deklaroi se problem në regjimin komunist kanë qenë edhe letrarët e huaj. Këtu sështë fjala për shkrimtarë të mëdhenj, është fjala për dhjetëra letrarë që hynin e dilnin në vendet ku rrallëkush mund të hynte, dhe, çështë më e keqja, shkelnin mbi besimin e shkrimtarëve vendas. Në rastin shqiptar janë dy të tillë, një zvicerano- suedez dhe një italian, që janë përmendur me emër e mbiemër në shtypin perëndimor, si shërbyes të regjimit shqiptar, tha Kadare.


Ndërkohë, i pyetur se cili ka qenë kritiku që e ka bezdisur më shumë, ai dha emra konkretë: Kanë qenë dy. Për raste të tilla quhet sjellje e mirë të thuash spo përmend emra. Nëse jeni kureshtarë, për mua sështë problem tua them. Ishin R. Ibrahimi dhe K.Bihiku. Ishin të bezdisshëm për shumicën e shkrimtarëve të rinj, për mua veçanërisht. Pothuajse për çdo gjë që shkruaja prishnin buzët.