Pas dy titujsh të fituar në Gjermani me Borussia Dortmundin, japonezi Shinji Kagawa dëshiron ta vazhdojë eksperiencën në Premierligë.

Mesfushori ofanziv e ka pasur mundësinë të flasë personalisht me menaxherin e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

“Ishte interesante të flisja me të. Më ka bërë edhe komplimente”, ka thënë 23 vjeçari. Sipas mediave britanike, përfaqësuesi japonez mund të kalojë në United për 9 milionë euro. Dy vjet më parë, Borussia e kishte marrë atë në Japoni, nga ekipi Cerezo Osaka për 350 mijë euro.