Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë subseroza dhe seroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është seroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë. Zhvillimi

Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të pakuptuara. Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor. Kanceri dëmton shëndetin në rrugë dhe forma të ndryshme. Tumori i kancerit mund të përzihet me organet pranë tij ose me tuba që mbajnë kimikate të ndryshme që shkaktojnë dhimbje apo simptoma të tjera. Për shembull një tumor në tru mund prekë pjesë trurit duke shkaktuar bllokim të trurit, verbim, kriza ose probleme të tjera.

Simptomat

Simptomat e para të sëmundjes janë, përzierje të stomakut, të vjella si dhe djegie të stomakut, e cila në disa raste mund të kalojë në të gjithë kraharorin tuaj. Më pas ajo karakterizohet nga dobësi dhe lodhje. Humbje të oreksit ose fryrje të stomakut. Dhimbje e barkut që mund të zgjasë nga pak minuta në disa orë dhe zakonisht dhimbjet mund të largohen vetëm pasi keni marrë një dobësim të acidit. Në disa raste dhimbje të cilat zgjasin me javë të tëra dhe largohen, që mund të kalojnë më pas në dhimbje që ka një periudhë të caktuar dhe bëhet më e fortë. Humbja e oreksit dhe rënie në peshë. Këto simptoma, përfshirë dhe atë që shoqërohet më rrjedhje gjaku, mund të shkaktohen nga ulcera në stomak dhe një virus i thjeshtë mund të shkaktojë shumë të tjerë. Ka teste të veçanta, të cilat mund të ndihmojnë në evidentimin që në fazat e para të sëmundjes.





Cilat janë shkaqet e sëmundjes

Kanceri i stomakut është tjetër sëmundje, të cilin mjekët e lidhin me trupin e njeriut, që është i përbërë nga lloje të ndryshme qelizash që veprojnë në mënyra të ndryshme. Një qelizë në veshkë, megjithëse përmban të njëjtin informacion gjenetik të një qelize të trurit, luan një rol krejtësisht të ndryshëm. Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt, sidomos pas moshës 60-vjeçare.

Shkaqet:

1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.

2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar

3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun

4- Një gjendje heridetare, në të cilën njerëzit kanë polipe (si tumor) në stomakun e tyre.



Si duhet kuruar kanceri në stomak

Fatkeqësisht, për shkak se stomaku në fazat fillestare të sëmundjes shkakton shumë pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të mira. Për çdo lloj sëmundjeje, kurimi bëhet në mënyrë individuale, pasi varet nga lloji i tumorit, zhvillimi, përhapja, faza e sëmundjes, si edhe gjendja e përgjithshme e shëndetit të pacientit. Fatkeqësisht, për shkak se stomaku në fazat fillestare të sëmundjes shkakton shumë pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të mira. Kurimi i kancerit të stomakut përfshin kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë biologjike. Radioterapia dhe kimioterapia veprojnë të kombinuara bashkë nëse sëmundja ka përparuar shumë. Kirurgjia është kurimi më i përhapur me kancerin e stomakut. Në sajë të kësaj metode kërkimi bëhet e mundur që të hiqet vetëm shtresa e prekur me kancer, duke mos lejuar zhvillimin edhe në shtresat e tjera.



Këshilla si të evitoni kancerin në stomak

1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime

2-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.

4-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

5- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.

6- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.

7- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.



Faktorë i ri për shtimin e rasteve të kancerit në stomak

Shtimi i pa shpjegueshëm i rasteve të kancerit të stomakut i nxisin shkencëtarët të cilët bëjnë thirrje për më shumë studime.

Kanceri i stomakut është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën. Por në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer në stomak ka qenë në rënie, me përjashtim mes një grupi racor. Glenda Reimer, motra e saj Sandy dhe vajzat Ëilken e Mallorie kanë ardhur në Institutin Kombëtar të Kancerit në Bethesda, Maryland për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë sëmundjen që ka shkatërruar familjen e tyre."Babai ynë vdiq në moshën 75 vjeç", thotë Sandy, "vëllai vdiq kur ishte 50 vjeç, edhe kushërira aq ishte kur vdiq. Ajo kishte fëmijë të vegjël."

Për breza, kjo familje ka vuajtur nga kanceri i stomakut. Glenda Reimers thotë se mjekët i hoqën stomakun pasi ajo u diagnostikua me këtë sëmundje.Për vite studjuesit janë përpjekur të gjejnë qoftë edhe një shkak të vetëm për kancerin në stomak.

Në Azi, pjesë të Amerikës së Jugut, Rusi dhe vendet tjera të ish-bllokut sovjetik, ekspertët mendojnë se konsumimi i ushqimeve të kripura dhe atyre të ruajtura për një kohë të gjatë në frigorifer, mund të kenë lidhje me kancerin në stomak.Shumë studime sugjerojnë gjithashtu se ulcera ose polyps mund të nxisin rritjen e qelizave të kancerit. Dr Charles Rabin dhe shkencëtarë të tjerë të Institutit Kombëtar të Kancerit shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik gjatë tri dekadave të fundit midis një grupi të madh të amerikanëve nga mosha 25 në 84 vjeç. Kanceri gastrik prek pjesën e sipërme të stomakut.Të dhënat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakësuar, por me një përjashtim; mes të rinjëve të racës së bardhë rastet e këtij kanceri ishin në rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar për shkencëtarët, prandaj tani ata thonë se për kancerin në stomak duket se ekziston një faktor i ri rreziku, që ende nuk është identifikuar. Ndër rezultatet e befasuese ishte edhe një shtim prej 3 përqind i rasteve jo gastrike që prekin pjesën e poshtme të stomakut. Shkencëtarët thonë se ky lloj kanceri shpesh fillon me një infeksion i shkaktuar nga bakeri Heliko-bakter Pylori, i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani për tani, shkencëtarët thonë se shtimi i rasteve të kancerit mes të rinjëve të bardhë mund të jetë pasojë e një shkaktari të ri ose e ndonjë ndryshim në bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit të stomakut i shtyn shkencëtarët bëjnë thirrje për më shumë studime







5 Gusht 2010