Kanceri i tiroides perfaqeson kancerin endokrin me te shpeshte megjithate ai eshte i rralle ne krahasim me llojet e tjera te kancerit. Pavaresisht se momenti i diagnostikimit te kancerit te tiroides zakonisht eshte i frikshem per pacientin prognoza zakonisht eshte e mire. Se pari sepse pjesa me e madhe e kancereve te tiroides kurohen lehte me ane te kirurgjise. Se dyti kanceri I tiroides rralle shkakton dhimbje apo paaftesi. Se treti ekziston nje trajtim efektiv dhe i
thjeshte per tu toleruar per format me te shpeshta te kancerit te tiroides.

Cilat jane simptomat e kancerit te tiroides
Shenja kryesore e kancerit te tiroides eshte nje gunge nodul ne tiroide megjithate pjesa me e madhe e tyre nuk shkaktojne asnje simptome.
Megjithate mjeku juaj mund ta zbuloje kete nodul gjate nje ekzaminimi rutine ose ju mund te vini re nje gunge kur shiheni ne pasqyre. Disa paciente me kancer te tiroides ankohen per dhimbje ne qafe ne nofull ose ne vesh. Ne rast se kanceri eshte mjaftueshem I madh mund te shkaktoje veshtiresi
gjate gelltitjes ne frymemarrje ose nje gudulisje te grykes. Rralle mund te coje ne ngjirje zeri ne rast se kanceri irriton nervin e laringut. Cili eshte shkaku i kancerit te tiroides Kanceri i tiroides takohet me shpesh te individet qe jane ekspozuar ndaj rrezatimit sidomos gjate femijerise te ata qe kane familjare qe kane vuajtur nga ky lloj kanceri dhe te personat mbi 40 vjec. Megjithate ne pjesen me te madhe te pacienteve nuk arrihet te identifikohet nje shkak specifik per zhvillimin e kancerit te tiroides.

Si diagnostikohet kanceri i tiroides
Diagnoza e kancerit te tiroides behet me ane te biopsise nepermjet shpimit me age ne nje nodul te tiroides ose pas heqjes se nodulit me kirurgji. Pavaresisht se nodujt e tiroides jane shume te shpeshta 1 ne 10 perfaqeson kancer.

Teste qe ndihmojne ne diagnostikimin e kancerit te tiroides
1. Skaneri CT
2. Rezonanca magnetike
3. Skanimi me radioizotope i tiroides

aq/shqiptarja.com