Drejtoria e Policise se Tiranes ka arrestuar kater persona dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter me akuzen e grabitjes me arme te nje banke ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane grabitje e ndodhur ne daten 17 shkurt te ketij viti.

Ata gjithashtu jane te dyshuar edhe per kater grabitje te tjera bankash te ndodhura ne gusht te vitit 2008 ne autostraden Tirane-Durres ne dhjetor te te njejtit vit ne nje banke ne Laprake ne maj te vitit 2010 te nje banke ne rrugen dytesore Tirane-Durres dhe ne korrik te ketij viti serish ne te njejten rruge. Te gjitha grabitjet kane ndodhur nga gushti vitit 2008 deri ne korrik te vitit 2010.

Rezultatet e operacionit te koduar Ombrella u prezantuan nga drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj. Te arrestuarit jane Fatjon Sami Deliu 24 vjec lindur e banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes Markeljano Izmir Nuro 20 vjec lindur e banues ne Tirane i pa denuar me pare Gerald Sefer Gordi 20 vjec lindur e banues ne Tirane i padenuar Ervis Dilaver Domi 22 vjec lindur e banues ne Tirane i padenuar me pare.

Gjithashtu eshte shpallur ne kerkim policor shtetasi Admir Zyko i dyshuar si bashkeautor ne kete vjedhje me arme. Ata ishin vene ne ndjekje nga policia prej 9 muajsh. Si prova materiale jane gjetur dy automjetet e perdorura ne grabitje. Faturat te depozitimit te parave ne banka si dhe veshjet e perdorura ne grabitje.