Sonila Isaku


Ligji i Arsimit te Larte, pritet te ndryshohet per vete faktin se Sistemi i Bolonjes nuk po zbatohet ashtu sic parashikohet dhe kjo, ka detyruar me qindra studente te protestojne. Sipas drejtuesve te universiteteve ne vend, te cilet jane mbledhur ne nje tryeze te rrumbullaket, shkollat e larta ne Shqiperi po deformojne zbatimin e Sistemit te Bolonjes. Rektoret dhe dekanet e universiteteve, kane fajesuar ligjin e Arsimit te Larte, qe sipas tyre nuk i eshte pershtatur Bolonjes.


Ndryshimet


Sistemi i Bolonjes ka sjelle mjaft probleme ne sistemin e larte arsimor. Ky fakt eshte pohuar nga profesore te Universitetit te Tiranes, te cilet kane kerkuar nje rishikim te ligjit per Arsimin e Larte, i cili duhet te perputhet me ciklet e studimit. Sipas Dhori Kules, cikli i pare trevjecar sipas Bolonjes, duhet te ndryshoje ne varesi te fakulteteve, ashtu si e kane dhe universitetet evropiane. "Vitet e studimit Bechler, Master dhe Doktorature, percaktohen ne menyre te prere nga ligji, gje qe ka sjelle probleme me programet dhe vete sistemin qe kemi huazuar prej 6 vjetesh", eshte shprehur Dhori Kule, rektor i Universitetit te Tiranes. Sipas tij, sot ka nje mospershtatje te Bolonjes dhe cikleve te studimit. "Ministrat kur kane nenshkruar, kane nenshkruar qe cikli i pare i studimeve eshte te pakten tre vjet. Asnje vend tjeter nuk e ka parashikuar qe te jete domosdoshmerish dhe saktesisht tre vjet cikli i pare i studimeve", ka nenvizuar Kule. Sipas tij, edhe Ministria e Arsimit dhe Shkences ka treguar nje mbeshtetje, per sa i perket ndryshimeve qe mund te behen ne ligj.


Financimi


Nuk jane vetem ciklet e studimit qe do te ndryshojne, per sa i perket ligjit te Arsimit te Larte, por edhe menyrat e financimit te studimeve. Keshtu perfaqesuesit e universiteteve kane kerkuar qe te ndryshoje edhe menyra e pagesave, sipas tyre nevojitet dyfishim i financimeve per shkollat e larta. Sipas rektorit te universitetit me te madh ne vendin tone, atij te Tiranes, u kerkua qe viti i pare i studimit Bechler te financohet nga shteti, ndersa ciklet e tjera te menaxhohen nga vete universitet. "Ne kemi "perqafuar" masivizimin me te dy aktoret, universitetet publike dhe jo publike, por masivizimi ne vetvete, nese numri i studenteve ne universitetet publike eshte dyfishuar, kjo kerkon njekohesisht dyfishim te buxhetit te shtetit", ka nenvizuar Kule. Sipas tij, ciklet e dyta dhe te treta duhet te menaxhohen nepermjet buxheteve te vete universiteteve.