Nëse largohet Handanovic, Inter do marrë De Sanctis


antonio-cassano-italiaAntonio Kasano duket gjithnjë e më shumë pranë Parmës. Futbollisti i Interit duket se nuk bën pjesë në planet e Maxarrit dhe për këtë arsye po sheh alternativat rreth e rrotull. Atij i ka ardhur një ofertë pak ditë më parë nga Xhenoa, por kohën e fundit, për të po interesohet edhe Parma. Klubi emilian është më i favorizuar pasi ka edhe mbështetjen e Interit. Lojtari mendohet të jetë pjesë e transferimit të Ishak Belfodil drejt zikaltërve, pasi Interi tashmë ofron 10 milion euro për kartonin e tij plus huazimin e Kasanos dhe Silvestres. Mendoj se po bëhen ende bisedime mes palëve, të shohim nëse do të arrijmë të mbyllim shpejt gjithçka. Është e qartë se nëse marrim Belfodil, e bëjmë sepse mendojmë se është një futbollist i fortë. Të shohim tashmë si shkojnë gjërat edhe me huazimet, deklaroi vetë Morati para gazetarëve italianë. Për Kasanon, huazimi do të thotë lamtumirë përfundimtare pasi ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Interin dhe vitin e ardhshëm, Parma apo çdo ekip tjetër mund ta sigurojë me parametër zero.

Handanovic

Por një tjetër çështje e përfolur në kampin interist është e ardhmja e portierit Samir Handanovic, që prej kohësh përflitet si një përforcim i Barcelonës. Zikaltërit kanë mohuar largimin e sllovenit por përballë një shifre prej 25-30 milion eurosh do të dorëzoheshin. Në këtë rast do të duhej një portier cilësor dhe me eksperiencë. Morati dhe bashkëpunëtorët e tij kanë evidentuar si njeriun ideal Morgan de Sanctis, një njohje e vjetër e Mazarrit. De Sanctis është nën kontratë me Napolin deri në 2015 teksa edhe një vit më parë Interi tentoi ta afronte për ta pasur në rolin e zëvendësuesit të Handanovic. Por shitja e portierit zikaltër do të mundësonte dhe disa blerje të tjera. Antonelli dhe Gilardino janë dy objektiva kryesorë për të cilët kanë nisur kontaktet me Genoan, teksa sulmuesi varet shumë edhe nga merkato e Bolonjës. Në mesfushë Morati është gati për të biseduar me Cellinon e Kaliarit për Naingolan, duke menduar të ofrojë më shumë se sa Roma. Alternativa e belgut është i zakonshmi Juraj Kucka.