Filmat

Në kinemanë “Imperial” dhe “Kristal” në Tiranë vazhdojnë të shfaqen “Cop Out” “The Wolfman”, “Cirque du Freak: The Vampire's Assistant” dhe “Repo Man”. Dy të parët shfaqen në sallat e kinemasë “Kristal”, ndërsa dy të tjerët në sallat e kinema “Imperial”. Filmi “Cop Out” është një komedi rreth një veterani te policisë së Nju Jorkut, që kishte një kartolinë të rrallë bejsbollit, por që tashmë ia kanë vjedhur. Meqë kjo është mundësia e tij e vetme për të paguar dasmën e ardhshme të së bijës, ai për të gjetur hajdutin thërret kolegun e tij të fiksuar pas gangsterëve. Regjisor i filmit është Kevin Smith. Interpretojnë aktorët Bruce Willis, Tracy Morgan, Juan Carlos Hernández, Cory Fernandez, Ana de la Reguera. Nën regjinë e Joe Johnston, me aktorët Emily Blunt, Benicio Del Toro, Hugo Weaving, Anthony Hopkins, Geraldine Chaplin, Art Malik, Kiran Shah, Bridgette Millar, Elizabeth Croft e Sam Hazeldine shfaqet në kinema “Kristal” filmi “The Wolfman”. Lawrence Talbot kthehet në shtëpinë e prindërve, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga e fejuara e vëllait të tij, e cila është e dëshpëruar për zhdukjen e papritur të këtij të fundit. Ngjarje të pashpjegueshme po ndodhin. Duket se një krijesë e frikshme po frikëson popullatën. Në vend ka ardhur edhe Aberline, një inspektor i Scotland Yard...


“Cirque du Freak: The Vampire's Assistant”, një film fantazi-horror sjell në vëmendje protagonistin Darren Shan. Nën regjinë e Paul Weitz, interpretojnë aktorët Chris Massoglia, John C. Reilly, Ken Watanabe, Josh Hutcherson, Patrick Fugit, Ray Stevenson, Michael Cerveris, Frankie Faison, Jane Krakowski, Orlando Jones, Kristen Schaal, Willem Dafoe e Salma Hayek. Historia është ajo e një djaloshi të mërzitur të quajtur Darren, i cili fiton një biletë për spektaklin e një cirku, “Cirkun e horroreve”. Shumë shpejt djali do të gjendet i përfshirë në një luftë mes vampirëve dhe një klani rival. Ndërsa në thrillerin aksion “Repo Men”, qeniet njerëzore kanë përmirësuar jetën përmes disa organeve mekanike të sofistikuara e mjaft të kushtueshme të krijuara nga një shoqëri e quajtur “Bashkimi”. Ana e errët e këtyre zbulimeve mjekësore është se ky përfitim nuk paguhet me para, por shoqëria dërgon njerëzit e saj për të marrë mbrapsht organin. Jude Law interpreton Remy-n, një nga më të mirët e sektorit që rikuperon organet... Filmi vjen nën regjinë e Miguel Sapochnik, nën interpretimin e aktorëve Liev Schreiber, Jude Law, Forest Whitaker, Alice Braga dhe Liza Lapira.








#