Drama e shkruar nga Albert Kamy vjen tre ditë në skenën teatroreE konsideruar si një nga veprat më të bukura të shkruara nga Albert Kamy, drama Keqkuptimi do të vijë tre net për publikun në skenën teatrore me regji nga Orjana Cama. Kjo vepër, e cila pritet të vijë para publikut në datat 18,19 dhe 20 janar do të ngjisë në skenë aktorë të njohur, por dhe të rinj, të cilët të udhëhequr nga regjisorja Cama premtojnë për një vepër me vlera artiske në skenën teatrore. Regjisorja pohon se Keqkuptimiështë një vepër ekzistencialiste nga Albert Kamy. Kjo është një nga dy dramat e vetme që ka ky autor, i cili është një autor francez. Është një vepër, e cila është shkruar diku nga vitet 42 dhe në qendër të vëmendjes është një familje, në një vargmal Tatra në Çeki. Ajo që sjell Keqkuptimi tek një vend si ne, është se ne e kemi shqiptarizuar në veprime, pohon regjisorja mbi veprën. Më tej regjisorja e re Orjana Cama pohon se kjo është një dramë që tregon degjenerimin, shpërbërjen dhe pohimin e qenies njerëzore. Vetë veprat e Albert Kamysë trajtojnë shoqërinë e absurdit dhe shoqëria për të tjerët është absurde, dhe individi mbyllet brenda kësaj shoqërie në zhguallin e tij dhe ka një moskomunikim mes nënës dhe vajzës, nënës dhe të birit që është akoma më e rëndë, sepse flitet se lidhja mes nënës dhe fëmijës është lidhja më e pashmangshme në botë. Dhe në momentin që nëna nuk arrin ta ndjenjë të birin, do të thotë që deri në çfarë pike ka arritur moskomunikimi dhe ftohja e individit, tregon regjisorja. Sipas saj, Keqkuptimi është një vepër, ku personazhet gjatë gjithë kohës vuajnë dhe janë në kërkim të fatit të tyre dhe janë gjatë gjithë kohës skllevër të fatit të tyre. Asnjëherë lumturia nuk arrihet kurrë. Kjo është tipike Kamysë, që e paralelizon njeriun me mitin e sizifit. Njerëzit keqkuptohen dhe këto nuk e kuptojnë. Vepra është e veçantë, sepse po vihet për herë të parë e plotë, sepse gjithmonë është vënë me tre personazhe, nënën, djalin dhe motrën, ndërsa këtë herë do të vihet me 5 aktorë në skenën teatrore, përfundon regjisorja. Ka diçka të veçantë që është krijuar nga tradita e Teatrit të Metropolit, pasi data 18 janar, dita e hënë do të jetë shfaqje vetëm për familjarët e aktorëve, data 19 janar dita e martë do të jetë shfaqje për Akademinë e Arteve, studentët dhe pedagogët, ndërsa dita e mërkurë data 20 janar do të jetë shfaqje vetëm për artistë të ftuar nga Teatri Kombëtar. Në dramën Keqkuptimi do të interpretojnë: Nëna-Adriana Tolka, Marta- Cubi Metka, Zhani, Arbër Jakllari, Marie Brikena Sinani dhe shërbëtori Idriz Gjokaj. Nëna, Marta dhe Zhani janë tre personazhet shtyllë të veprës, e cila kësaj here vjen e plotë për publikun. Ndërkohë që regjisorja e re Orjana Cama sot është një nga emrat, e cila ka sjellë dhe vepra të tjera teatrore për publikun, dhe sigurisht që ato kanë marrë vlerësimin e tij. Kështu para disa kohësh ajo u paraqit në skenë me tragjedinë Otello. E ndërkohë që ajo ka pasur sukses dhe me disa vepra të tjera, të cilat janë vënë në skenën e Akademisë së Arteve, ku regjisorja ka ditur të vërë në mënyrë të bukur artistike këto vepra të cilat mbajnë firmën e dramaturgëve të mëdhenj botërorë. E ndërkohë që edhe me këtë vepër regjisorja premton të sjellë sëbashku me trupën e aktorëve një dramë, në skenën e Metropolit, e cila sërish i takon një prej emrave të njohur botërorë.HistoriaNë një varg malesh, jetojnë pjesëtarët e një familjeje. Është një shtëpi e tëra artizanale dhe në qendër të vëmendjes së kësaj familjeje, është djali emigron që në moshën 18 vjeç dhe ngelet në këtë familje nëna, babai dhe motra. Motra dhe mamaja vazhdojnë që të jetojnë në këtë bujtinë, e cila është në një zonë shumë të thellë dhe këto i vrasin klientët për ti marrë paratë dhe për të mbijetuar. E njëjta gjë ndodh dhe me djalin e kësaj familjeje, i cili kthehet pas 20 vjetësh dhe nuk ka guximin tua thotë në sy nënës dhe motrës se kush ishte ai në të vërtetë. Në momentin që ai po gjente kohën për tu thënë se kush ishte, ato e trajtojnë si të ishte si klientët e tjerë. Ato e vrasin si të gjithë klientët e tjerë dhe në fund fare e marrin vesh nga pasaporta se kush ishte ai, pra djali i tyre.Nga Julia Vrapi