Për herë të parë në këto 20 vite, të gjithë juristët që pretendojnë të bëhen avokatë do tu duhet të ndjekin Shkollën e Avokatisë dhe pas pajisjes me këtë certificate, ata do të mund ti nënshtrohen provimit të avokaturës për të përfituar titullin avokat.


Për herë të parë, Shkolla e Avokaturës do të nisë punën e saj në datën 2 Nëntor, ku viti akademik do të zgjasë 9 muaj dhe priten të pranohen rreth 500 juristë. Maks Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, u shpreh se financimet për këtë shkollë do të sigurohen nga vetë Dhoma Kombëtare dhe kandidatët që aspirojnë për avokatë.


Haxhia sqaron se qeveria Berisha i ka siguruar Dhomës së Avokatisë një sipërfaqe prej 25 mijë metrash katrorë në zonën e fushës së aviacionit, ku do të ndërtohet korpusi i shkollës, i cili pritet të fillojë funksionimin vitin e ardhshëm.


Për këtë vit akademik ,sqaron Haxhia, ambjentet do të merren me qera, ndërsa rëndësi do tu kushtohet edhe rretheve ku mësimi do të zhvillohet dy herë në javë .