Si asnjëherë tjetër kinema Millenium në Tiranë do të shfaqë njëri pas tjetrit një seri filmash ku midis tyre do të ketë dy premiera botërore si "Dita e Shën Valentinit" dhe "Përplasja e Titanëve". Këtë herë ekrani i madh i kinemasë do të shfaqë në një periudhë të shkurtër për publikun shqiptar pesë filma që paraqesin zhanre të ndryshme të filmit.
Në kinema "Millennium" që nga data 22 janar po shfaqet "Rrëmbimi i trenit Pelham 123" ,pas një mungese gati 2-vjeçare, në ekranin e madh dy diva hollivudianë, kthehen dhe për më tepër në një film të vetëm. "Rrëmbimi i Pelham 123" është një film aksioni hiperkinetik që i vendos aktorët Denzel Washington dhe John Travolta në rolet e protagonistëve. Janë këto dy diva që e kanë bërë këtë film të ketë një shikueshmëri të pëlqyeshme edhe në Shqipëri .