Nisme e ambasades se Spanjes ne Tirane e cila anoncon shpalljen e konkursit te pare per tregimin e shkurter “Don Kishoti i Mances”. Konkurs ne te cilin mund te marrin pjese te gjithe qytetaret shqiptare mbi 16 vjec, duke paraqitur vetem nje punim per autor.


Veprat e paraqitura duhet te jene origjinale dhe te pabotuara, te jene te shkruara ne shqip dhe te mos kene qene te vleresuara ne asnje konkurs tjeter. E si te gjitha konkurset, edhe ky ka rregullat e veta, duke theksuar se punimet duhet te jene mbi ndonje personazh, episod apo element qe gjendet ne vepren “Don Kishoti i Mances”, i Migel de Servantesit, ose t’i referohen kesaj vepre. Tregimi me i mire qe do te vleresohet nga juria me cmimin 100 € dhe ajo cka eshte me e vlefshme, nje set librash te kultures spanjolle. Fituesi do te shpallet me 23 prill, qe perkon edhe me Diten e Librit (Pervjetori i Vdekjes se Migel de Servantes). Ambasada rezervon te drejten e nje publikimi te pare, jo komercial, te punes se vleresuar me cmim si dhe te finalisteve, duke e perjashtuar ate nga obligimet e te drejtave te autorit.