18/06/2005  Programi i degës Gazetari


Për vitin akademik 2005-2006


Për përgatitjen për konkurrim, të gjithë kandidatëve u rekomandohet të përdorin tekstet e mëposhtme:


1. Njohuri për shoqërinë 1


Kapitulli VI, Komunikimi Masiv, f.129-152


2. Njohuri për shoqërinë 1


Kapitulli VII, Metodat e Kërkimeve Sociologjike, f.153–168


3. Histori e popullit shqiptar 4


Kreu VI, f.100–103 dhe 114–117


Kreu IX, f.135–139


Kreu XIV, f.236–240


4. Manual për gazetarët e Evropës Qendrore dhe Lindore, Shtëpia Botuese “Dituria” bot.i dytë, 1999


5. Letërsia shqipe e periudhës së Rilindjes Kombëtare e deri në fundin e viteve ’30 (Për këtë rekomandohet studimi i veprimtarisë në fushën e gazetarisë e të publicistikës të shumë figurave të shquara të letërsisë sonë kombëtare si dhe sythet e veçanta, që i kushtohen shtypit).


6. Po kështu, rekomandohen të gjithë pjesëmarrësit në konkurrim që të shohin me kujdes shtypin e përditshëm apo revistat kryesore në gjuhën shqipe, të ndjekin emisionet radiofonike e ato televizive për të qenë të orientuar me përmbajtjen kryesore të një numri gazete me përmbajtjen e lëndës që transmeton në ditë një radio apo televizion, me titujt apo reklamat e shumta. Po kështu, rekomandohet që kandidatët për studentë të njohin emrat më të spikatur të gazetarisë së sotme shqiptare.


-Për degën gazetari nuk ka program të përgjithshëm. Testi do të formulohet vetëm mbi bazën e programit special.


Propozimet për gazetarinë:


Konkursi zhvillohet më: 05.09.2005


Kuota kryesore: 39


Kuotat dytësore 4


Trojet: 1


Gjithsej 44


Programi i degës Ekonomi


TESTI SPECIAL (MATEMATIKË dhe EKONOMI)


Viti Akademmik (2005 - 2006)


A. MATEMATIKA


1. Bashkësitë.


Probabiliteti


/Kuptimi i bashkësisë, nënbashkësia, prerja dhe bashkimi i bashkësive. Prodhimi kartezian i bashkësive. Përkëmbimet prej elementësh nga një bashkësi e fundme. Përkëmbimet e elementëve të një bashkësie të fundme. Kombinacionet, veti të koeficientëve binomialë. Formula e binomit të Njutonit.


/Mbledhja dhe analiza e të dhënave statistikore. Efektivat, denduritë, paraqitjet grafike. Llogaritje mesataresh. Moda dhe mesorja. Karakteristikat e shpërhapjes.


/Prova, ngjarja, ngjarje të papajtueshme, probabiliteti i një ngjarjeje. Probabiliteti i bashkimit dhe prerjes së ngjarjeve, pavarësia e ngjarjeve, formula e Bejesit.


Tekste: Matematike 1.1; 2.1; 3.1; 4.1.


2. Ekuacione, sisteme ekuacionesh. Mosbarazimet dhe inekuacionet.


Ekuacioni i fuqisë së parë me një ndryshore. Sisteme ekuacionesh të fuqisë së parë me dy ndryshore. Ekuacione me një ndryshore, njëvlefshmëria e ekuacioneve. Ekuacione me ndryshoren nën shenjën e rrënjës (ekuacione irracionalë). Sisteme të ekuacioneve me dy ndryshore.


/Mosbarazime numerike. Veti të tyre. Inekuacioni. Shndërrime të njëvlefshme të inekuacioneve. Studimi i shenjës së binomit të gradës së parë, zgjidhja e inekuacioneve të fuqisë së parë me një ndryshore. Sistemet e inekuacioneve të fuqisë së parë me një ndryshore. Inekuacione me një ndryshore në formë prodhimi dhe herësi. Zgjidhja grafike e inekuacioneve dhe sistemeve të inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore. Trinomi i fuqisë së dytë, ilustrimi grafik. Ekuacioni, formulat e Vjetës. Studimi i shenjës së trinomit të fuqisë së dytë. Inekuacione të fuqisë së dytë me një ndryshore. Inekuacione me ndryshore në emërues. Sisteme inekuacionesh me një ndryshore.


Tekste: Matematika 1.1; 2.1


3.Njohuri për funksionet eksponenciale, logaritmik, trigonometrike dhe progresionet.


Funksioni eksponencial, grafiku dhe vetitë e tij. Logaritmi i një numri. Funksioni logaritmik, grafiku dhe vetitë e tij. Vetitë e logaritmeve. Ekuacione eksponencial dhe logaritmikë. Funksionet trigonometrikë dhe grafikët e tyre. Formulat kryesore të trigonometrisë.


Progresioni aritmetik dhe progresioni gjeometrik, formulat për kufizën e përgjithshme dhe për shumën e n----- kufizave të tyre. Shuma e kufizave të një progresioni gjeometrik zbritës të pafundëm.


Tekste: Matematika 2.1; 1.2; 4.1; 3.1


4. Analiza matematike


a) Funksioni real. Bashkësia e numrave realë. Intervali, segmenti, vlera absolute e një numri, fqinjësia e një pike (zona rrethuese). Funksionet realë të ndryshores reale. Gjetja e bashkësisë së përcaktimit të funksionit, grafiku i funksionit. Funksionet elementare themelore dhe grafikët e tyre, funksionet elementare. Monotonia, kufizueshmëria dhe çiftësia e funksionit. Funksioni i anasjelltë. Ndërtimi i grafikut të funksioneve -f, l f l, f(-x), f(x-m), f(x) + b duke u nisur nga grafiku i funksionit f.


b) Limitet. Limiti i një funksioni në një pikë. Limiti i funksionit kur x®¥. Asimptota horizontale. Veti të funksioneve që kanë limit. Funksionet pambarimisht të vogla dhe vetitë e tyre. Rregulla të kalimit në limit. Funksionet pambarimisht të mëdha, veprime me funksionet p.m.m. Limitet e njëanshme. Asimptotat vertikale. Trajtat e pacaktuara. Disa limite të rëndësishme:


c) Funksionet e vazhdueshme. Vazhdushmëria e funksionit në një pikë, dy përkufizimet e vazhdueshmërisë dhe njëvlefshmëria e tyre. Veprimet me funksionet e vazhdueshme. Vazhdueshmëria e funksionit të përbërë dhe funksionit të anasjelltë. Vazhdueshmëria e funksioneve elementarë. Veti të funksioneve të vazhdueshme në segment.


d) Derivatet. Përkufizimi i derivatit të funksionit në një pikë. Vazhdueshmëria e funksioneve që kanë derivat. Derivati si shpejtësi e ndryshimit të funksionit. Rregullat e derivimit dhe derivatet e disa funksioneve elementare. Derivatet e rendeve të larta.


e) Zbatime të derivateve. Tangentja në një pikë të vijës. Teorema e Lagranzhit. Funksionet monotone, teoremat për kushtin e mjaftueshëm të funksioneve monotonë. Ekstremumet e funksionit, kushte të mjaftueshme për ekzistencën e ekstremumeve. Zbatime. Vlera më e madhe dhe më e vogël e funksionit. Përkulshmëria e vijës, pikat e infleksionit. Shqyrtimi i variacionit të funksionit dhe ndërtimi i grafikut të tij.


f) Integrali i pacaktuar. Kuptimi i funksionit primitiv. Tabela e integraleve themelore. Veti të integralit të pacaktuar. Metoda e zëvendësimit dhe integrimit me pjesë. Shembuj integrimi thyesash racionale.


/Integrali i caktuar. Veti të tij. Formula e Njuton – Laibnicit. Zbatime të integralit të caktuar në njehsimin e sipërfaqeve të figurave plane.


Tekste: Matematika 4.1; 3.1


5.Algjebra vektoriale


/Vektorët. Sistemi i koordinatave në drejtëz dhe në plan. Ndarja e vektorit në një raport të dhënë.


/Drejtëza në plan. Ekuacioni i drejtëzës në plan. Ekuacioni i drejtëzës që kalon nga një pikë e dhënë paralele ose pingule me një drejtëzë të dhënë. Ekuacioni i drejtëzës që kalon nëpër dy pika të dhëna. Ekuacioni më i thjeshtë i drejtëzës, koeficienti këndor i drejtëzës. Kushti i paralelizmit të dy drejtëzave. Largësia e pikës nga drejtëza. Këndi i dy drejtëzave. Kushti i pingultisë së dy drejtëzave.


Tekste: Matematika 3.2


B. EKONOMIA


/Objekti i shkencës së ekonomisë dhe problemi kryesor ekonomik.


/Ekonomia e tregut dhe dallimet e tij nga sistemet e tjera të ekonomisë. Kufiri i mundësive të prodhimit dhe kostoja oportune.


/Mekanizmi i funksionimit të ekonomisë së tregut. Shtylla kryesore ku mbështetet ai. Fitimi dhe roli i tij në ekonominë e tregut.


/Kërkesa, kurba e kërkesës dhe elasticiteti i kërkesës.


/Oferta, kurba e ofertës dhe elasticiteti i ofertës së ekuilibrit.


/Konsumatori, të ardhurat, buxheti individual (familjar); shpenzimet dhe kursimi.


/Biznesi dhe format e organizimit të tij.


/Përparësitë e biznesit të vogël.


/Kontabiliteti i biznesit.


/Prodhimi, prodhueshmëria dhe kostoja.


/Struktura e tregut.


/Marketingu.


/Si përcaktohen pagat.


/Roli ekonomik i shtetit.


/Buxheti.


/Taksat.


/Paraja dhe funksionet e saj.


/Sistemi bankar dhe “krijimi” i parasë.


/Banka qendrore dhe banka tregtare.


/Inflacioni dhe pasojat e tij.


/Matja e veprimtarisë ekonomike.


/Papunësia.


/Cikli i biznesit.


\Politikat stabilizuese. Politika monetare dhe politika fiskale.


/Shkaqet e tregtisë midis vendeve. Përfitimet nga tregtia midis vendeve.


/Pengesat ndaj tregtisë ndërkombëtare.


/Kursi i këmbimit dhe tregu valutor.


/Bilanci i pagesave.


Literatura: Teksti mësimor i shkollave të mesme “Ekonomi e Zbatuar” dhe teksti përkatës i ushtrimeve.


PJESA E PËRGJITHSHME


Testi i përgjithshëm përbëhet nga programet e lëndëve që zhvillohen në vitin e katërt (ose lëndë fundore) në shkollën e mesme të përgjithshme si më poshtë:


1. Njohuri për Shoqërinë viti II


2. Gjeografi viti III


3. Letërsi Bashkëkohore viti IV


4. Filozofi viti III


5. Informatikë viti IV


Propozimet për Fakultetin Ekonomik:


Konkursi zhvillohet më: 01.09.2005


Kuota kryesore: 820


Kuota Dytësore: 82


Trojet: 30


Gjithsej: 932


Admin.–Biznes. 360


Kuota kryesore: 360


Kuota dytësore: 36


Trojet: 10


Ekonomik


Kuota kryesore: 50


Kuota dytësore: 5


Trojet: 60


Financë


Kuota kryesore: 360


Kuota dytësore: 36


Trojet: 10


Gjithsej: 460


Informatikë Ekonomike


Kuota kryesore: 50


Kuota dytësore: 5


Trojet: 5


Korrespondenca: Pa konkurs


Programi i Drejtësisë


VITI AKADEMIK 2005 – 2006


I. HISTORIA E SHQIPËRISË


O Lindja dhe zhvillimi i shtetit ilir.


o Mbretëria ilire (shek. V-III). Riforcimi i mbretërisë ilire në shek.III.


o Lindja dhe zhvillimi i shtetit të Epirit.


o Mbretëria dardane.


o Luftërat iliro-romake dhe pasojat e tyre.


o Krijimi i principatave feudale shqiptare të shek. XII-XIV.


o Organizimi i principatës së Arbrit dhe despotatit të Artës.


o Principatat e Topiajve, Balshajve, Muzakajve e Zenebishtëve dhe Shpatajve.


o Qytetet shqiptare të mesjetës. Struktura shoqërore dhe drejtimi i tyre.


o Kuvendi i Lezhës i v.1444 dhe vendimet e tij për bashkimin e popullit shqiptar.


o Fitoret e Lidhjes Shqiptare të Lezhës.


o Krijimi i shtetit të përqëndruar shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut.


o Karakteristikat kryesore të shtetit dhe organizimi politik nën udhëheqjen e Skënderbeut.


o Marrëdhëniet ndërkombëtare të Skënderbeut.


o Traktati i Paqes me Venedikun i v.1448. Traktati i Gaetës ndërmjet Skënderbeut dhe Alfonsit të Napolit.


o Rëndësia dhe rrjedhimet e luftës shqiptaro-osmane.


o Pushtimi i Shqipërisë nga pushtuesit osmanë. Regjimi i timareve. Krahinat autonome dhe mëkëmbja e qyteteve.


o Kuvendet shqiptare dhe ballkanike për organizimin e kryengritjeve të përgjithshme kundër pushtimit osman.


o Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve. Përpjekjet për autonomi dhe qeverisja e Ibrahim pashës.


o Pashallëku i Janinës nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës. Zgjerimi i Pashallëkut të Janinës.


o Organizimi i Pashallëkut të Janinës dhe përpjekjet për bashkimin e Shqipërisë.


o Krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe aktet themeluese të saj.


O Platforma e Lidhjes së Prizrenit për krijimin e shtetit kombëtar.


o Qeveria e Lidhjes së Prizrenit dhe realizimi i autonomisë gjatë viteve të saj. Formimi i qeverisë së përkohshme.


o Rëndësia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


o Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Rëndësia e shpalljes së Pavarësisë.


o Organizimi i shtetit të ri shqiptar dhe Qeveria kombëtare e Vlorës.


o Veprimtaria e Qeverisë së Vlorës për bashkimin kombëtar.


o Konferenca e Ambasadorëve në Londër e v.1913 dhe caktimi i kufijve të Shqipërisë. Komisioni Ndërkombëtar i kontrollit (KNK).


o Njohja e Pavarësisë së Shqipërisë.


o Shteti shqiptar nën Pric Vidin dhe Statuti Organik i Shqipërisë.


o Kongresi i Lushnjës dhe vendimet e miratuara prej tij. Statuti i Lushnjës.


o Organizimi parlamentar i shtetit shqiptar dhe Statuti i zgjeruar i Lushnjës.


o Jeta politike në Shqipëri në vitet 1920-1924.


o Revolucioni Demokratik i v.1924. Qeveria e Nolit dhe veprimtaria e saj.


o Shpallja e Republikës së A.Zogut. Miratimi i statutit themeltar të Republikës (1925).


o Organizimi politik i Republikës në vitet 1925-1928.


o Kalimi nga republika në monarki. Statuti themeltar i monarkisë (1928).


O Plotësimi i kuadrit ligjor në mbretërinë shqiptare të viteve 1928-1939.


O Organizimi dhe funksionimi i parlamentit në monarkinë e A.Zogut.


o Konferenca e Pezës (16 shtator 1942) dhe vendimet e saj per organizimin e Luftës Çlirimtare Antifashiste.


o Mbledhja e Mukjes (1-3 gusht 1943). Vendimet e saj për vazhdimin e Luftës Çlirimtare Antifashiste dhe formën e regjimit në Shqipëri.


O Shqipëria në sistemin socialist totalitar. Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese dhe shpallja e RPSH (1946).


o Statuti i RPSH (1946).


o Qëndresa e forcave kundërkomuniste.


o Integrimi i Shqipërisë në organizmat e Bllokut Lindor dhe pranimi i saj në OKB.


o Kushtetuta e vitit 1976.


o Rritja e lëvizjes kundërkomuniste në Shqipëri dhe shpallja e pluralizmit politik.


II. HISTORIA E SHTETEVE


ANTIKITETI DHE MESJETA


o Greqia e lashtë. Shteti i Spartës. Sistemi ekonomiko-shoqëror i Spartës. Rendi politik dhe edukimi i spartanëve.


o Krijimi i shtetit të Athinës. Reformat e Solonit dhe të Klisthenit. Fitorja e demosit në luftën e tij me aristokracinë. Lidhja detare e Delosit.


o Demokracia në Athinë. Reformat e Perikliut dhe organet e qeverisjes në demokracinë klasike.


o Tiparet e demokracisë në Athinën e lashtë.


o Roma e vjetër. Krijimi i shtetit të Romës. Periudha mbretërore (VIII-V).


o Reforma e Serv Tulit.


o Lufta patrice-plebej. Shkaqet dhe dhe pasojat e saj.


o Republika romake (shek. I-V). Burimet e skllavërisë në Romë. Kryengritjet e skllevërve.


o Lëvizja agrare dhe reformat e vëllezërve Grakë.


o Periudha e diktaturave në Romën e Lashtë. Diktatura e Sulës, triumviratet dhe fundi i periudhës së Republikës.


o Perandoria Romake. Principati dhe forcimi i pushtetit perandorak në Dominat.


Kriza e perandorisë Romake dhe reformat e Dioklecianit. Shkaqet e rënies së Perandorisë romake.


o Lindja e krishtërimit dhe përhapja e tij në shekujt II-III.


o Shteti në Mesjetë. Forcimi i pushtetit qendror dhe formimi i shteteve kombëtare.


o Formimi i shtetit të Bashkuar francez.


o Formimi i mbretërisë së Bashkuar në Angli.


o Karta e Madhe e Lirive (1215).


o Fuqizimi i rolit të Kishës në Mesjetë. Forcimi i pushtetit të papatit dhe lëvizja për reformim.


PERIUDHA MODERNE DHE BASHKËKOHORE


o Revolucioni anglez i shek. XVII. Shkaqet e Revolucionit (Anglia në shek.XVI).


o Qeverisja e Stjuartëve dhe Parlamenti i gjatë.


O “Peticioni për të drejtën” (7 qershor 1628).


o Republika dhe protektorati. Diktatura e Kromvellit.


o Restaurimi i Stjuartëve në Angli. Ligji “Habeas Corpus Act” (1679).


o Revolucioni i lavdishëm në Angli dhe vendosja e parlamentarizmit.


o “Billi mbi të drejtat” (1689) dhe “Akti mbi trashëgiminë e fronit”. (1701).


o Reforma konservatore në Angli dhe rrjedhimet e saj.


o Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i SHBA-së.“Deklarata e pavarësisë” (1776).


o Forcimi i shtetit amerikan dhe Kushtetuta e vitit 1787.


o Ndarja e pushteteve në Kushtetutën amerikane të vitit 1787.


o SHBA në vitet ’20. Kursi i ri i Ruzveltit. Reformat në fushën shoqërore.


o Lindja dhe zhvillimi i ideve iluministe në Europë. Iluministët dhe organizimi i ri i Shtetit.


o Revolucioni francez i shek. XVIII. Shkaqet e Revolucionit. Fillimi i tij.


O “Deklarata e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit” (1789).


o Shpallja e Republikës Franceze. Republika zhirondine dhe regjimi i Konventës Kombëtare.


o Diktatura jakobine. Forcimi i qeverisë jakobine dhe rënia e saj. Shkaqet e rënies.


O Franca në periudhën e Direktoratit. Kushtetuta e vitit 1795.


o Grushti i shtetit i Napoleon Bonapartit (1799). Kushtetuta e vitit 1799.


o Regjimi i konsujve dhe kalimi në Perandori.


o Politika e Napoleon Bonapartit dhe karakteristikat e regjimit të tij. Rënia e Perandorisë napoleniane.


o Restaurimi i Burbonëve në Francë. Karta e vitit 1814.


o Kufizimet e lirisë së shtypit dhe të të drejtës për të votuar në periudhën e sundimit të Karlit të X.


o Revolucioni i vitit 1830 dhe vendosja e Monarkisë së Korrikut.


o Zhvillimet politike në Francë në vitin 1848 dhe vendosja e Republikës II.


o Kriza politike e Republikës së IV-t franceze. Vendosja e Republikës së V-të. Kushtetuta e vitit 1958.


o Parimi i sovranitetit të Popullit, dhe Presidenti i Republikës sipas Kushtetutës së vitit 1958 në Francë.


o Karakteristikat e presidencës franceze nga Sharl De Gol tek Fransua Miteran.


O Përmbysja e monarkisë dhe vendosja e republikës në Gjermani në vitin 1918. Kushtetuta e Vajmarit.


o Rënia e Republikës së Vajmarit dhe marrja e pushtetit nga nazistët.


o Krijimi i Republikës Federale Gjermane dhe Kushtetuta e vitit 1949.


o Të drejtat themelore të Njeriut të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës Federale Gjermane.


III. NJOHURI PËR SHOQËRINË


o Jeta politike e shoqërisë. Demokracia kuptimi i demokracisë. Format dhe realizimi i saj.


o Sistemet zgjedhore.


o Pushteti politik dhe autoriteti.


o Sistemet politike në shoqëri.


o Karakteristikat e sistemit presidencial në SHBA.


o Institucionet e monarkise parlamentare angleze.


o Sistemet politike evropiano-kontinentale.


O Sistemet politike totalitare.


o Kushtetuta, ligji themelor i shtetit. Tiparet e saj.


o Parimet kryesore të qeverisjes që vendosen në Kushtetutë.


o Ndarja dhe pavarësia e pushteteve-parim i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë. Marrëdhëniet midis pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.


o Partitë politike. Kuptimi. Llojet e tyre.


o Organet kryesore politike. Kuvendi, Presidenti i Republikës dhe sistemi gjyqësor në RSH.


O Organet e administrates shtetërore. Këshilli i Ministrave, mënyra e formimit, përbërja dhe funksionet e tij; marrëdhëniet e tij me organet e tjera.


O Organet qendrore të specializuara të Administratës. Ministrat, kompetencat e tyre.


O Qeverisja vendore. Njësitë vendore dhe veprimtaria e organeve vendore (Bashkitë dhe Komunat).


o Qarku si njësi e qeverisjes vendore. Organet drejtuese të qarkut dhe kompetencat.


O Prefekti dhe kompetencat e tij. Prefektura.


IV. ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE


o Kuptimi dhe klasifikimi i organizmave ndërkombëtare.


o Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Historia e krijimit të saj.


o Kompetencat dhe mekanizmat e OKB-se.


o Organet e OKB-së


o Bashkimi Evropian (BE). Zhvillimi historik dhe objektivat e BE-së.


O Institucionet e Komunitetit evropian dhe funksionimi i tyre.


o Objektivat themelore të Komunitetit evropian dhe e ardhmja e tij.


o Këshilli i Evropës (KE). Objektivat dhe organet e tij.


o Shqipëria si anëtare e Këshillit të Evropës..


o Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Klasifikimi i tyre.


o Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut.


o Të drejtat e njeriut në Shqipëri.


LITERATURA


1. Historia e popullit shqiptar,(për shkollat e mesme të përgjithshme), Tiranë, 2003.


2. 2. Historia,(për shkollat e mesme të përgjithshme) Tiranë, 2003.


3. Historia 2,(për shkollat e mesme të përgjithshme) Tiranë, 2003.


4. Historia 3, (për shkollat e mesme të përgjithshme) Tiranë, 2003.


5. Njohuri për shoqërinë, 2, Tiranë, 2003.


* * *


PROGRAMI (PJESA E PERGJITHSHME)


Testi i përgjithshëm hartohet nga programet e lëndëve të përcaktuara më poshtë që zhvillohen në vitin e katërt (ose në vitin e fundit të lëndës) në shkollën e mesme të përgjithshme të paprofilizuar, me përjashtim të programit të lëndës “Gjuhë Shqipe”, që bazohet në tekstet e shkollës tetëvjeçare. Më konkretisht:


1.Gjuhë Shqipe (Tekstet mësimore përkatëse prej klasës V deri në klasën VIII të Shkollës 8 vjeçare)


2.Gjeografi (viti III)


3.Letërsi (viti IV)


4.Filozofi (viti III)


5.Njohuri për Ekonominë (viti IV)


Propozimet për Drejtësinë:


Konkursi zhvillohet më: 07.09.2005


Kuota kryesore: 294


Kuota dyësore: 30


Trojet: 6


Gjithësej: 330


Korrespondenca: 200