Aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje se shpejti do te shtrihet edhe ne qarkun e Korçes. Kjo eshte bere me dije nga prefekti i rajonit jug-lindor, Ardit Konomi, i cili ka bere me dije se te pakten 80 ndertime prane liqenit te Pogradecit do te shemben, nderkohe qe eshte percaktuar harta si dhe percaktimi i godinave qe do te shemben edhe ne qytetin e Korçes.


Prefekti Konomi ka deklaruar se nje vemendje e veçante do ti kushtohet edhe dokumentacioneve apo lejeve per ndertim, te cilat jane firmosur nga kryetaret e njesive vendore, ndaj te cileve nuk do te mungojne ndjekjet penale ne ato raste, ku do te konfirmohet se keto leje ndertimi jane dhene ne kundeshtim me ligjin.