15/09/2010Mjedisi rritje e buxhetit per trajtimin e ujerave te ndotura


Ndotja e ujerave e vecanerisht ajo e lumenjve nga specialistet e mjedisit konsiderohet si nje nder problemet qe kerkon nderhyrjen emergjente te strukturave mjedisore. Shkarkimi i ujerave urbane te paperpunuara i ujerave te patrajtuara nga aktivitete te ndryshme urbane tregtare industriale dhe bujqesore si dhe i depozitimit te mbetjeve te ngurta urbane ne afersi te lumenjve mbeten burimi kryesor i ndotjes se ujerave siperfaqesore. Gjate takimit te zhvilluar edhe me ekspertet e vendeve te rajonit mbi kete problem ministri i Mjedisit Fatmir Mediu eshte shprehur se tashme eshte gati drafti ligjor qe do te coje drejt mbrojtjes se burimeve ujore dhe miremenaxhimit te tyre. Sipas ministrit Mediu mbrojtja e cilesise se ujerave perben nje drejtim te rendesishem te punes ne programin e qeverise i cili thekson rritjen e investimeve per mbrojtjen e mjedisit e sidomos ne grumbullimin dhe trajtimin e ujerave te zeza ne gjithe vendin e me perparesi ne zonat turistike te vendit. Buxheti i vitit te ardhshem te qeverise do te fokusohet pikerisht ne projekte qe lidhen me trajtimin e ujerave te ndotura dhe ndertimin e impianteve te trajtimit te tyre. Pritet te perfundojne brenda nje kohe te shkurter edhe ndertimi i impianteve te perpunimit te ujerave te zeza per 1.6 milion banore ose per gjysmen e popullsise ne vend per te cilat jane nenshkruar marreveshje me rreth 110 milione euro me donatoret perkates - ka pohuar ministri Mediu gjate takimit te zhvilluar jo vetem me specialistet e vendit tone por edhe ata te rajonit.