Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Christopher Dell nenshkruan sot ne Prishtine marreveshjen e pare gjitheperfshirese dypaleshe ne mes te Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Republikes se Kosoves.


Marreveshja i percakton procedurat per planifikim dhe zbatim te bashkepunimit te metejshem diplomatik politik ekonomik dhe kulturor ne mes te dy vendeve.


Nenshkrimi i marreveshjes dypaleshe eshte thene se shenon nje arritje te rendesishme per partneritetin e te dyja vendeve. Ajo gjithashtu riafirmon perkushtimin e vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Qeverine dhe popullin e Kosoves eshte thene ne nje njoftim te ambasades amerikane ne Prishtine.