Ceshtjet qe shqetesojne me shume qytetaret e Kosoves jane papunesia, varferia dhe furnizimi me energji elektrike.

Jane keto rezultatet e nje ankete te kryer nga zyra e UNDP-se ne Kosove, e cila do te publikohet neser.

Sipas anketes, e kryer ne periudhen korrik-shtator te ketij viti, qytetaret kosovare jane me te ndjeshem ndaj ceshtjeve qe kane te bejne me ekonomine, korrupsionin dhe marredheniet nderetnike.

Sondazhi konstaton se ka nje renie te lehte te kenaqesise se popullit ndaj punes se presidentit, kryeministrit dhe UNMIK-ut.

Nje fakt pozitiv qe permendet eshte ndryshimi i banoreve serbe, te cilet jane me te gatshem per te punuar me shqiptaret.