fare duhet te paraqisni dhe cilat jane kriteret per te perfituar pagesen. Sa eshte kohezgjatja




Per te perfituar pagesen e papunesise ekzistojne nje sere kriteresh dhe dokumentacioni qe duhet paraqitur. Pagesa e papunesise eshte 6 565 leke ne muaj. Ne total nga viti i kaluar kjo pagese eshte rritur prej 200 lekesh te reja pra per indeksim te pageses se papunesise me inflacionin.



Kriteret


Kriteret per te perfituar pagesen e papunesise jane gjashte. Aplikantet duhet te kene kontribuuar per te pakten 12 muaj ne sigurimet shoqerore qe te perfitojne pagesen e papunesise. Per me teper ata duhet te regjistrohen si punekerkues te papune prane zyres se punesimit dhe te paraqesin nje kerkese se bashku me dokumentacionin jo me vone se dy muaj nga casti qe kane mbetur pa pune.


Te papunet duhet te paraqiten ne zyre nje here ne muaj ose sa here qe te thirren nga zyra e punesimit si edhe te pranojne punesimin kur ofrohet nga zyra sikurse edhe te trajnohen ne kurset kualifikuese qe ofrojne zyrat e punesimit te Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta qe shtrihen ne qendrat e rretheve ne te gjithe vendin.



Dokumentet


Krahas kerkeses te interesuarit duhet te paraqesin ne keto zyra librezen e punes nje formular qe merret ne zyre certifikate personale me fotografi certifikate te gjendjes familjare vertetim nga dega e tatim-taksave ku konfirmohet se personi nuk eshte i regjistruar ne kete dege si edhe vertetim per ndjekjen e shkolles per te gjithe femijet nen 18 vjec.


Per me teper duhet te paraqitet nje vertetim per vazhdimin e studimeve te larta per femijet mbi 18 vjec por nen 25 nje vertetim nga KMCAP per deklarim te paaftesise per pune per personat ne ngarkim nje vertetim nga sigurimet shoqerore qe tregon se bashkeshorti nuk perfiton pension te plote nga ky institucion si edhe vertetim nga kadastra nese ka toke ne pronesi.


Pagesa e papunesise mund te perfitohet deri ne tre here. Heren e pare perfitohet per 12 muaj heren e dyte per 12 muaj por duhet aplikuar dy vjet pas perfundimit te periudhes se pare dhe heren e trete per tre muaj qe gjithashtu duhet pritur 2 vjet nga perfundimi i perfitimit te dyte.



Kriteret



Te kene kontribuar ne sigurimin shoqeror per nje periudhe te pakten 12 mujore per cdo rast perfitimi
Te jene regjistruar si punekerkues te papune prane zyres perkatese te punesimit
Te kene paraqitur kerkesen me shkrim dhe te kene plotesuar dokumentacionin perkates brenda 60 diteve nga data e lindjes se te drejtes per ti perfituar keto te ardhura perjashtim nga ky rregull bejne personat e papune jane te semure dhe kur e vertetojne vonesen me raport mjekesor
Te jene paraqitur ne zyren perkatese te punesimit nje here ne muaj ose sa here qe thirren nga kjo zyre ne rast mosparaqitje pa shkaqe objektive humbasin te drejten e perfitimit te ketyre te ardhurave
Te pranojne te punesohen kur u ofrohet pune e paguar dhe e pershtatshme nga zyra perkatese e punesimit
Te pranojne te kualifikohen ose te rikualifikohen kur kjo u ofrohet nga zyra perkatese e punesimit.


Dokumentet



1. Libreze pune
2. Formular i dyfishte merret ne Zyren e Punes
3. Certifikate personale me fotografi
4. Certifikate e gjendjes familjare
5. Vertetim nga dega e tatim-taksave se subjekti nuk eshte i regjistruar prane ketyre organeve
6. Vertetim per ndjekjen e shkolles per femijet deri ne moshen 18 vjec
7. Vertetim per vazhdimin e studimeve te larta per femijet deri ne moshen 25 vjec
8. Vertetim nga KMCAP-i per deklarimin e paaftesise per pune per personat ne ngarkim
9. Vertetim nga organet e sigurimeve shoqerore qe njeri nga bashkeshortet nuk eshte perfitues pensioni te plote
10. Vertetim nga kadastra e qarkut nese ka toke ne pronesi.


Periudha e perfitimit



12 muaj per personat qe jane perfitues per here te pare te kesaj pagese.
10 muaj per personat qe jane perfitues per here te dyte dhe brenda nje periudhe 24-mujore pas perfundimit te perfitimit te pare aplikojne

8 muaj per personat qe jane perfitues per here te trete dhe brenda nje periudhe 24-mujore aplikojne pas perfundimit te perfitimit te dyte.