BERLIN- Dy deputetë gjermanë i kanë propozuar sot qeverisë greke të shesë ndonjë nga ishujt e saj të mrekuthueshëm për të paguar borxhet. Lajmi është publikuar në gazetën e përditshme gjermane Bild er cila e përmbledh kështu deklaratën e tyre: Ne ju japim lekët ju na jepni Korfuzin” Propozimet shkojnë më tej duke kërkuar shitjen dhe të ishullit Akropili
“Shteti grek duhet të heqë dorë dhe të shesë pronat e tij, si përshembull ishujt e pabanueshëm, ka deklaruar për gazetën Frank Schaffler, ekspert i ekonomisë së partisë liberal demokratike.

Ndërsa zëdhënësi i partisë së Merkelit, Marco Wanderwitz shkon më tej:" Nëse BE, pra dhe Gjermania do ta ndihmojnë financiarisht Greqinë, atëherë është e nevojshme që të jepet një garanxi në këmbim. Disa ishuj përshembull mund të jenë mirë” ka shtuar ai.

Sipas ministrisë së turizmit Greqia ka 3054 ishuj, nga të cilët vetëm 87 janë të banuar.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Angjela Merkel, kancelaria gjermane do të takojë sot kryeministrin grek Papandreu i cili ka udhëtuar drejt Berlinit, por Merkel nuk mund ti premtojë ndonjë ndihmë Greqisë.

Në një intervistë në televizionin Ard, zv ministri i jashtëm grek Dimitris Droutsas ka hedhur poshtë ofertën: Kam dëgjuar se duhet të shesim Akropolin. Ky lloj sugjerimi nuk më duhet i përshtatshëm.

Greqia është përballur që prej disa muajsh me një krizë financiare të pazakontë që ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kushtet e kredisë në vend.

Nën presionin e Bashkimit Evropian, qeveria socialiste mori dje masa të rrepta destinuar ekonomizimit të 4,8 miliardë dollarëve për reduktimin e deficitit publik dhe për t'i rikthyer besueshmërinë tregjeve.
(s.g/BalkanWeb)