Shtepia muze e presidentit Woodrow Wilson i vetmi muze presidencial ne Uashington  ne bashkepunim me komisionin federal per trashegimine kulturore dhe me ambasaden shqiptare ne SHBA dhane mbreme nje pritje per kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha.


Ishte nje takim kulturor per te ritheksuar lidhjet historike midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara.Te pranishem ishin zyrtare amerikane nje numer shqiptaro-amerikanesh perfaqesues institucionesh fondacionesh organizatash jo qeveritare e diplomate duke perfshire ambasadorin amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu.


Warren Miller eshte kryetar i Komisionit te Shteteve te Bashkuara per Ruajtjen e Trashegimise amerikane jashte vendit agjenci qeveritare e ngarkuar per te ndihmuar ne mbrojtjen dhe ruajtjen e permendoreve objekteve historike dhe pasurive te tjera amerikane ne Evropen Qendrore dhe Lindore.


Komisioneri Miller vleresoi ndihmen e jashtezakonshme te popullit shqiptar per mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore dhe falenderoi vecanerisht kryeministrin Berisha per perkrahjen e propozimit amerikan per krijimin e nje qendre kulturore-muzeale ne Shqiperi ku njerezit te mblidhen per te perkujtuar viktimat e holokaustit dhe aktin heroik e human te shqiptareve ne mbrojtje te hebrenjve gjate luftes se dyte boterore. Me angazhimin e drejtperdrejte te kryeministrit Berisha kjo qender pritet te perurohet kete vit qe perkon me 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise tha zoti Miller duke i dorezuar kryeministrit Medaljen e Mirenjohjes.


Ne emer te qeverise amerikane dhe te komisionit qe une kryesoj e nderoj kryeministrin shqiptar Sali Berisha per kontributin e jashtezakonshem per cuarjen perpara te kauzes per perkujtimin e holokaustit dhe mbrojtjen e trashegimise kulturore te shtetasve amerikane ne Shqiperi.


Te dy palet falenderuan zyrtarisht njera tjetren per kontributin e ndersjelle ne forcimin e marredhenieve dhe miqesise midis dy vendeve e popujve. Pritja u organizua jo rastesisht ne shtepine muze te presidentit Woodrow Wilson -   presidenti i 28 te i Amerikes i cili u be edhe mbrojtesi i vendosur i Shqiperise me 1920 kur hodhi poshte planin e Versajes per copetimin e vendit.


Ne vitin 1919 udheheqesit e larte te 4 vendeve fituese te Luftes se Pare Boterore - Angli France Itali dhe Shtetet e Bashkuara -  u mblodhen ne Versaje afer Parisit per te vendosur kushtet e paqes. Te shqetesuar nga sjellja e fqinjeve dhe nga nje copetim i mundshem i vendit patriotet shqiptare qe lobonin prane konferences dolen me idene qe ne kuader te Lidhjes se Kombeve Shqiperia te vihej nen mandatin e Shteteve te Bashkuara. Sado jo praktike kjo ide besimi i shqiptareve ndaj Amerikes vertet u perligj ne janar te vitit 1920. Me 14 te atij muaji Franca  Anglia dhe Italia dolen me nje zgjidhje perfundimtare te ceshtjes shqiptare territori i Shqiperise thane ata duhej te ndahej mes Jugosllavise Greqise dhe Italise ndersa nje pjese e vogel territori te lihej autonom nen protektoratin italian. Plani u paraqit per tu firmosur por kur dokumenti iu dergua presidentit Wilson ai e shtyu tej duke e kundershtuar kategorikisht. Konferenca nuk arriti ti bente ndonje ndryshim te dukshem kufijve te percaktuar nga Protokolli i Firences me 1913. Automatikisht Shqiperia rifitoi pavaresine e saj vetem fale presidentit Woodrow Wilson tha kryeministri Berisha.


Keshtu shqiptaret krijuan dhe ruajne ndjenjen e thelle te mirenjohjes e miqesise ndaj Shteteve te Bashkuara. Edhe pse per 45 vjet nen nje propagande komuniste anti-amerikane kjo ndjenje e thelle miqesie e mirenjohjeje shpertheu menjehere pas renies se diktatures kur sekretari i atehereshem i Shtetit James Baker vizitoi Shqiperine me 1991.


Kryeministri Berisha erdhi ne kete shtepi muze te presidentit Wilson pas nje takimi pune me sekretaren e shtetit Hillari Klinton ne Departamentin e Shtetit.


U takova me zonjen me te nderuar e miken me te madhe te shqiptareve e cila ka nje bashkeshort po aq a me shume te nderuar per te gjithe kombin shqiptar.


Per shqiptaret e asaj periudhe tha kryeministri Berisha presidenti Woodrow Wilson ishte nje Bill Klinton i kohes sone - shpetuesi i shqiptareve te Kosoves.