Si parin e takimeve, Çiçek e nisi në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenca Luka.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ai tha se produkt i kësaj marrëdhënie të mrekullueshme është edhe shtimi i punës dhe investitorëve turq në Shqipëri.

"Ne dëshirojmë t’i zhvillojmë sa më shumë këto marrëdhënie, sepse ato janë në të mirë të të dy vendeve tona, në të mirë edhe të rajonit", tha z. Ciçek. Më pas, delegacioni turk bëri homazhe dhe vendosi lule pranë memorialit të dëshmorit Hasan Riza Pasha, figura e të cilit vlerësohet për kontributin e dhënë në ruajtjen e kufijve të Shqipërisë, duke luftuar deri në vdekje për mos pushtimin e Shkodrës nga forcat e atëhershme malazeze.

Gjithashtu,  Ciçek u ndal edhe në Qendrën Kulturore Turke "Junus Emre", e dyta pas asaj të Tiranës, nga ky theksoi se "vizita në qendrën kulturore është mjaft e rëndësishme dhe do t’i japë një dimension të ri marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve"./Start/



                                                                                             2012-05-16 16:27