Një punonjëse e Bashkisë denoncon pranë gazetës historinë e saj tronditëse të ngacmimeve seksuale dhe bën publike sms-të në celular që i dërgonte kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu. Refuzimit të saj ai iu përgjigj me ndëshkim duke e ulur në detyrë dhe duke e kërcënuar se do e heqë nga puna. E ndjerë e kërcënuar dhe nga frika se mund të humbasë fare punën e saj, punonjësja e bashkisë, së cilës gazeta Tema nuk i bën të ditur identitetin për të mos i cënuar privatësinë, vendosë të flasë dhe të tregojë përndjekjen e sms-ve nga kryebashkiaku i Kamzës. Mziu kandidon për një mandat tjetër në këto zgjedhje, ndërkohë që shumica e vajzave e grave që punojnë në institucionin që ai drejton po luten që ai të mos fitojë se kështu do ti shpëtojë përndjekjes së sms-ve dhe kërkesave për kafe që u bën shefi i tyre.  Njëra nga këto gra që deri pak kohë më parë është mbajtur nën presion psikologjik nga kryetari i Bashkisë, ka vendosur të flasë. Ajo tregon për bashkëpunëtoren e gazetës Tema sms-të që i ka dërguar kryetari i Bashkisë dhe shpjegon historinë e ngacmimeve seksuale për të dhe punonjëse të tjera të Bashkisë. Para se të denonconte në media ajo ka kërkuar ndihmë tek drejtues të lartë të PD-së, si Jozefina Topalli, Myqeram Tafaj, që është deputet i zonës dhe Flamur Noka, që të gjithë në PD e dinë që merret me punët e partisë. Por asnjëri prej tyre nuk e ka marrë seriozisht ankesën e saj. Megjithëse mesazhet erotike kanë vajtur në duart e drejtuesve më të lartë të vendit dhe PD-së, ata përsëri e kanë rikandiduar Xhelal Mziun në Kamëz. Për etikë të opinionit publik, gazeta nuk po bën publik portretin dhe intervistën e rregjistruar në kamera, që të mos cënohet privatësia e saj. Më poshtë intervista e plotë e punonjëses së bashkisë Kamës dhënë gazetës.


 


 


- Ku punoni ?


-Në bashkinë KAMËZ.Dua të denoncoj veprimet e kryetarit të bashkisë së Kamzës


-Si e ka emrin kryetari i bashkisë së Kamzës?


-Xhelal Mziu


-Çfarë doni të denonconi?


-Ngacmimet që bën Xhelal Mziu me punonjëset e bashkisë. Një ndër ato jam edhe unë


-Çfarë ngacmimesh janë?


-Ngacmime me mesazhe ku shkruan mesazhe duke na kërkuar për të dalë për të pirë kafe me atë, ku kërcënon ose bën në një farë mënyre presione që në qoftë se nuk del për të pirë kafe me zotin Mziu të laargon nga puna ose të lëviz vendin e punës. Mua më lëvizi nga vendi i punës, në një vend tjetër ku nuk më njihej as diploma dhe rroga ishte më e ulët se sa rroga e vendit ku punoja më pare.


 



-Sa kohë keni që punoni në bashkinë e Kamzës?


-Kam një vit e gjysëm, gati dy vjet.


-Kur kanë filluar këto ngacmime?


-Kanë gati një vit këto ngacmime që kanë filluar. i ngelizhoja herë pas here, nuk doja të bëja denoncim për arsye se mendoja që ai do të heshtte një ditë.Por ai nuk heshti, vazhdonte duke më shqetësuar me mesazhe derisa më lëvizi nga vendi i punës.


-Ju uli në detyrë?


-Po më uli në detyrë.


-Çfarë karakteri kanë këto ngacmime?


-Ngacmime seksuale do t’i quaja përderisa ai kërkon të pijë kafe, çon mesazhe “të dua”, “I love you” “Do vini” është një mesazh, pastaj mesazhi tjetër: “është për të ardhur keq, ke për një të ardhme të projektuar”, nga përgjigja që mori nga unë që i thashe jo. Mesazhi tjetër është “Ok shamikuqe”, më krahasoi me shamikuqen duke më thënë se po e humb lirinë si gjithë të tjerët dhe shumë shumë mesazhe të tjera


-Punonjëset e tjera të bashkisë i ka ngacmuar kryetari i bashkisë?


-Po ka ndodhur dhe me punonjëse të tjera, ka ndodhur dhe me ato që sapo i çojnë CV-në, kur shikon një vajzë simpatike, bën të njëjtën gjë, i çon sms. Sapo të shkojë të japë intervistë apo të çojë CV, sepse CV-ja shkon me foto dhe nr. telefoni edhe direkt bën telefonata.


-I keni ruajtur në celularin tuaj sms-të e kryetarit të bashkisë së Kamzës?


-Po, kam të ruajtura mesazhet e kryetarit


-Sa e ka nr e cel kryetari i bashksië së Kamzës?


-0682085555


-Ju ma thatë që pasi nuk iu përgjigjët sms-ve të kryetarit të bashkisë ju ka ulur në detyrë, ju ka ndryshuar pozicionin e punës


-Po, më ka ulur në detyrë


-Sa kohë ka që ka ndodhur ky ndryshim i pozicionit tuaj të punës?


-Ka rreth tre muaj, por në fak tani më ka kaluar prapë tek vendi i punës se i çova një mesazh ku i thashë që unë i kam mesazhet e tua dhe bëj çfarë të dua me ato. Pa kaluar dy javë fiks ai më ktheu përsëri tek vendi i punës pasi unë këto mesazhe ia kam dërguar dhe zotit Flamur Noka, dhe zonjës Jozefina Topalli, dhe zotit Myqerem Tafaj për arsye se nuk doja ta bëja kaq të madhe. Nga ata nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Kam edhe mesazhet që u jam drejtuar këtyre tre personave.


-Kur ju jeni drejtuar këtyre personave me mesazhe?


-Në momentin që më ka ulur të detyrë


-Para sa kohësh?


-Para një muaji e gjysëm


-Keni marrë ndonjë përgjigje deri sot?


-Nuk kam marrë asnjë përgjigje deri më sot. i kam dërguar edhe një mesazh zonjës Topalli në 8 mars, ditën e gruas, ku i kam shkruar: “meqëse jeni kryetarja e gruas, ju lutem ju këkroj mbështetjen tuaj si nënë,si motër,si grua” dhe nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Dhe zotit Noka i kam dërguar disa herë mesazhe dhe ai nuk më është përgjigjur, dhe zotit Tafaj, që është ministër i arsimit dhe deputet i asaj zone që ka marrë votat nga populli, nuk më është përgjigjur fare, nuk e ka vrarë mendjen fare.


-Ju jeni e diplomuar?


-Po


-Vendi i punës që ju uli në detyrë kryetari i bashkisë nuk përshtatej me diplomën tuaj?


-Jo, kalova në një pozicion ku mund të punoje vetëm me shkollë të mesme, nuk duhej diploma e shkollës së lartë.


Unë po ju lexoj disa nga mesazhet që me ka dërguar zoti Mziu: Nga je me? Kujtova se ishit nga qendra, OK Shamikuqe që ndrin, por që po e humb lirinë si gjithë të tjerët. Natën, Natën Shamikuqe, Me vonesë u përgjigjët, Përshëndetje, mirë ju shkoi dita sot, Përshëndetje, uroj që të keni kaluar një ditë të këndshme, Gëzuar shpirti, Puç, Të dua shumë zemra.Ok? Përshëndetje, si ju vajti festa? i love you, mirëmbrëma, mirë jeni? Mirëmbrëma zemra, mirë je?


 


-Përse i keni ruajtur mesazhet në disa celularë?


-Sepse unë kam patur dy nr. telefoni, një personal dhe një të punës


-Këto mesazhe kryetari i bashkisë ua ka çuar edhe në nr. personal?


-Edhe tek personali edhe në nr. e punës.


-Ju na thatë që këto mesazhe kryetari i bashkisë ua dërgon edhe punonjëseve të tjera të bashkisë së Kamzës.Jua kanë thënë vetë punonjëset këtë fakt?


-Njëra po


-Jua ka shprehur këtë shqetësim?


-Po


-Si ju ka thënë?


-Ajo ka sjellë CV aty dhe ka filluar duke i shkruar mesazhe :”Kur të shikoj,ndrin gjithë Kamza nga juve” e shumë