Jonida Tashi



Testimi i mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për fitimin e tri shkallëve të kualifikimit do të kryhet sipas programit të hartuar nga Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin. Kjo qendër ka përgatitur një botim me programet e kualifikimit të mësuesve të të gjitha hallkave të arsimit parauniversitar, të cilat mund të përdoren edhe për testimin e mësuesve për fitimin e shkallëve III, II, I të kualifikimit. Pjesa e përgjithshme e programit është e përbashkët për të gjithë mësuesit, pavarësisht nga lënda/lëndët që zhvillojnë. Gazeta boton sot programet lëndore me tematikat përkatëse për të cilat mësuesit duhet të përgatiten për testim për shtatë profile mësuesish. Përkatësisht, këto shtatë profile janë: mësues i Kimisë dhe Biologjisë, mësues i Sociologjisë, Edukimit Qytetar, Njohurive Ekonomike dhe Filozofisë, mësues i Historisë dhe i Gjeografisë, Suplement për mësuesit që zhvillojnë edhe lëndën e Informatikës në shkollën e mesme, Suplement për mësuesit e Edukimit Teknologjik në shkollën 9-vjeçare (mësimet e punës), mësues i Edukimit Artistik në shkollën 9-vjeçare si dhe mësues i Edukimit Fizik. Mësuesit që plotësojnë vjetërsinë e punës, sipas tri shkallëve të kualifikimit deri më 31 dhjetor të këtij viti, do t’i nënshtrohen një provimi për dijet e tyre. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka përgatitur formularin që duhet të plotësojnë mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilët do t’i nënshtrohen testimit, me synim kualifikimin në kategoritë e dytë, e tretë dhe e katërt.

Programi

B.8. Profili: mësues i Kimisë dhe Biologjisë

Kompetenca profesionale të mësuesve të Kimisë dhe Biologjisë

Kompetenca profesionale që lidhet me përdorimin e strategjive mësimore të përshtatshme për lëndën, menaxhimin dhe organizmin e klasës

Kompetenca profesionale për realizimin e vlerësimit në lëndët Kimi dhe Biologji

B.9. Profili: mësues i Sociologjisë, Edukimit Qytetar, Njohurive Ekonomike dhe Filozofisë

Në këtë program orientues, grupi i punës ka mbajtur në vëmendje punën që duhet të bëjnë mësuesit lidhur me kompetencat profesionale në këto drejtime kryesore:

Rëndësia e konceptimit bashkëkohor arsimor dhe vlerat e tij për perceptimin koherent dhe të detajuar të procesit mësimor.

Në zotërimin e programeve lëndore dhe të teksteve mësimore përkatëse dhe në harmonizimin e kërkesave të tyre.

Në zotërimin nga ana e mësuesit dhe përdorimin e procedurave didaktike të përshtatshme, të cilat ndihmojnë për të çuar informacionin te nxënësi.

Në përdorimin e formave dhe mjeteve të përshtatshme që i shërbejnë vlerësimit dhe vetëvlerësimit të nxënësve.

Tematika

Probleme që lidhen me konceptimin bashkëkohor arsimor

Probleme të përmbajtjes së lëndës

Pedagogjia e mësimdhënies

Kompetenca në fushën e vlerësimit

B.10. Profili: mësues i Historisë dhe i Gjeografisë

Ky program, që u dërgohet drejtorive arsimore, së bashku me modulet dhe literaturën përkatëse, është i hapur dhe fleksibël. Ai ofron një gamë të gjerë problemesh, por çdo drejtori arsimore mund të zgjedhë dhe të trajtojë ato që janë më të nevojshme për formimin e mëtejshëm profesional të mësuesve të rrethit ose mund ta plotësojë me problemet e specifikat e rrethit, me përvojat e krijuara, duke shfrytëzuar bashkëpunimet me organizma shtetërorë dhe joqeveritarë, si dhe potencialet shkencore të rrethit.

Programi është i konceptuar dhe i ndërtuar mbi bazën e sistemit të kompetencave profesionale të mësuesve në punë.

Përmbajtja e programit

1. Kompetenca profesionale që lidhet me zotërimin e njohurive të lëndës dhe organizimin e tyre në funksion të të nxënit.

2. Kompetenca profesionale që lidhet me përdorimin e strategjive mësimore të përshtatshme për lëndën, manaxhimin dhe organizimin e klasës.

3. Përdorimi i formave të ndryshme për vlerësimin e nivelit të nxënësve.

B.11. Suplement për mësuesit që zhvillojnë edhe lëndën e

Informatikës në shkollën e mesme

Lënda e Informatikës ka filluar të jepet në klasat e treta e të katërta të shkollës së mesme në vitin 1996, kur u ngritën edhe 14 kabinetet e para të informatikës.

Në vitin 1998 u fut si lëndë që nga viti i parë vetëm në shkollat e mesme të profilizuara, ndërsa në vitin 2002 në të gjithë shkollat e mesme të republikës.

Mungesa e kabineteve të informatikës, si dhe e kurseve të kualifikimit për mësuesit e kësaj lënde ka qenë një boshllëk në arsimin e mesëm.

Mësuesi duhet të ketë kryer të paktën një kurs për punën në kompjuter.

Të ketë dhënë lëndën e informatikës të paktën 2 vjet në një nivel klase.

Duke patur parasysh programin e informatikës që zhvillohet në shkollat e mesme, mësuesi duhet të jetë i përgatitur dhe të njohë problemet si më poshtë:

B.12. Suplement për mësuesit e Edukimit Teknologjik në

shkollën 9-vjeçare (mësimet e punës)

Programi, që u dërgohet drejtorive arsimore, është orientues dhe përfshin përgatitjen lëndore dhe profesionale të mësuesve që do të testohen. Krahas kësaj, ai i jep rëndësi përgatitjes konkrete të mësuesve për orët e mësimit, mbështetur në mjete e lëndë të parë, që mund të sigurohen në mjedisin ku ndodhet shkolla, kur dihet që në kushtet aktuale jo të gjitha shkollat janë të pajisura me mjedise të punës me dru dhe me metal dhe aq më pak me mjete e lëndë të para për këtë qëllim. Nisur që këtej, përgatitja e një ore mësimi të punës me mjete rrethanore dhe në të njëjtën kohë kryerja e veprimtarive praktike me mësuesit, si dhe kontrollimi i përvetësimit të tyre, merr rëndësi të veçantë. Po ashtu, rekomandohet literaturë si dhe burime të tjera të mundshme, që ndihmojnë pjesëmarrësit për një përgatitje sa më efektive gjatë veprimtarive testuese.

Programi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të ketë për bazë kompetencat profesionale të mësuesve të edukimit teknologjik, aftësitë për të siguruar bazën materialo-didaktike në funksion të realizimit të mësimeve të larmishme në formë dhe me sens praktik, që do të ishin në dobi të përgatitjes më efektive e përfituese të nxënësve.

Përmbajtja e programit

1.Kompetencat profesionale në rrafshin lëndor

2.Kompetencat profesionale në rrafshin didaktik

3. Veprimtaritë praktike dhe vlerësimi i nxënësve

B.13. Profili: mësues i Edukimit Artistik në shkollën 9-vjeçare

A) për mësuesit e Muzikës në shkollën 9-vjeçare

1. Kompetenca: të përshkruash ndryshimet që janë planifikuar për të ardhmen në përmbajtjen dhe metodologjinë e mësimit të Edukimit Muzikor.

2. Kompetenca: sipas programit aktual të Edukimit Muzikor të shkollës 8-vjeçare, të renditësh hapat e zhvillimit të programit të ri të shkollave 9 -vjeçare. (sipas vizionit)

3. Kompetenca: formulimi i objektivave

4. Kompetenca: të shpjegosh saktë dhe kuptueshëm

5.Kompetenca: për një temë që të jepet nga programi i sotëm i edukimit muzikor, rendit veprimtaritë që duhet të kryejë nxënësi për përvehtësimin e objektivave të temës.

6.Planifikimi i mësimdhënies

7.Kompetenca për vlerësimin e nxënësve

8.Kompetenca për kritikë metodologjike

B) për mësuesit e Edukimit Figurativ në shkollën 9-vjeçare

1.Kompetenca: të përshkruash ndryshimet që janë planifikuar për të ardhmen në përmbajtjen dhe metodologjinë e mësimit të edukimit figurativ.

2.Kompetenca: sipas programit aktual të edukimit muzikor të shkollës 8-vjeçare, të renditësh disa nga hapat e zhvillimit të programit të ri të shkollave 9-vjeçare. (sipas vizionit)

3.Kompetenca: formulimi i objektivave

4.Kompetenca: të shpjegosh saktë dhe kuptueshëm

5.Kompetenca: për një temë që të jepet nga programi i sotëm i edukimit figurativ, rendit veprimtaritë që duhet të kryejë nxënësi për përvetësimin e objektivave të temës.

6.Planifikimi i mësimdhënies

7.Kompetenca për vlerësimin e nxënësve

8.Kompetenca për kritikë metodologjike

B.14. Profili: mësues i edukimit fizik

Për mësuesit e edukimit fizik në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme

Kompetencat:

1.Argumenton në parim skemën psikomotore të të mësuarit të veprimeve të thjeshta dhe të ndërlikuara lëvizore.

2.Formulon objektivat specifike të përmbajtjes së orës së mësimit, për çdo pjesë të saj.

3.Operon me lehtësi dhe argumenton procesin e organizimit të orës së mësimit në 3 përbërësit e saj.

4.Diferencon qartë metodat e transmetimit të dijeve (mësuesi) nga ato të të ushtruarit (nxënësi) e i përdor drejt në orën e mësimit.

5. Shpjegon e argumenton dallimet metodike të zhvillimit të cilësive fizike dhe aftësive motore në linjat sportive të programit.

6.Zgjedh e përdor ushtrime të përshtatshme për pjesën përgatitore të orës së mësimit, në përputhje me specifikat e të mësuarit të linjave të ndryshme të programit.

7.Formulon me saktësi rrugët metodike dhe format e organizimit të orës së mësimit (pjesa themelore) në linjat kryesore të programit.

8.Njeh e përdor llojet e evidencave në edukimin fizik.

9.Njeh e argumenton vlerat e përdorimit në orën e mësimit të mjeteve mësimore didaktike dhe atyre ndihmëse.

10.Njeh tipet e orës së mësimit e i përshtat ushtrimet, metodat e ngarkesat fiziologjike objektivave karakteristike të secilit prej tyre.

11.Di të diferencojë llojet e ushtrimeve, metodave dhe ngarkesave fiziologjike, moshës, gjinisë dhe nivelit të përgatitjes së përgjithshme fizike dhe psikologjike të nxënësve të klasave të ndryshme.

12.Harton teste për cilësitë dhe aftësitë motore dhe di të nxjerrë nivelet përkatëse.

13.Njeh mirë, planifikon e përdor ecuritë metodike, gjatë procesit mësimor të edukimit fizik.

14.Zbaton teknikat e kontrollit e të vlerësimit të nxënësve, në përputhje me etapat e të mësuarit, në linjat kryesore të programit.

15.Argumenton vlerat e rendit metodat e punës së pavarur të nxënësve, në orën e mësimit e jashtë saj.

16.Zgjedh e përdor metodat bazë të edukimit të aftësive bashkërenduese të nxënësve, në linjat kryesore të programit.

17.Formulon elementet përbërës të cilësisë së orës së mësimit e argumenton lidhjet që kanë ato ndërmjet tyre.

18.Njeh, evidenton e vlerëson karakteristikat anatomike, fiziologjike, psikologjike dhe motore të nxënësve me prirje dhe predispozita sportive.

19.Njeh e përdor në orën e mësimit rregulloret teknike të linjës veprimtari sportive të programit të edukimit fizik.

20.Njeh e përdor në praktikë format organizative të veprimtarive lëvizore sportive, brenda dhe jashtë shkollës.





Box

Pjesa lëndore përmban programet e kualifikimit sipas



Arsimi parashkollor

Cikli fillor

Gjuhë shqipe, lexim letrar, letërsi

Gjuhë e huaj

Edukatë qytetare (shkolla 9-vjeçare)

Matematikë

Fizikë

Kimi-Biologji

Sociologji, Edukim qytetar, Njohuri Ekonomike, Filozofi,

Histori-Gjeografi

Suplement për mësuesit që zhvillojnë lëndën e informatikës

Suplement për mësuesit që zhvillojnë lëndën e edukimit teknologjik në shkollën 9-vjeçare

Edukim artistik në shkollën 9-vjeçare

Edukimi fizik



Box

A. PJESA E PËRGJITHSHME

(E njëjtë për të gjitha programet për fitimin e shkallëve të kualifikimit të mësuesve në arsimin parauniversitar)

Meqë njohja e akteve ligjore, e strategjisë kombëtare për arsimin, si dhe e akteve kryesore normative për shkollën, janë të nevojshme që të njihen nga të gjithë mësuesit, pavarësisht nga lëndët që ata zhvillojnë, u konsiderua e dobishme që të hartohet kjo pjesë e përgjithshme e përbashkët për të gjithë mësuesit, që do të përfshihen në fitimin e shkallëve të kualifikimit, e cila do të jetë pjesa e parë (pjesa a) e të gjitha programeve të orientuara nga QTKA.

A.1 EDUKATA LIGJORE E SHTETASVE

Njohja me “Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”

A.2 STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, 2004-2015

Struktura e re e arsimit

Institucionet e reja në nivel kombëtar

Integrimi vertikal dhe horizontal

Zgjedhja e lëndëve nga nxënësit dhe kurrikula gjithëpërfshirëse

Procesi i kurrikulës për trajnimin e mësuesve

Sigurimi i cilësisë/licencimi i mësuesve

Trajnimi i mësuesve gjatë punës dhe rrjetet profesionale

Zhvillimi i teksteve shkollore

Burimet alternative të mësimdhënies

Trajnimi dhe kualifikimi i personelit

A.3 DISPOZITAT NORMATIVE PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR, TIRANË 2002.















23 Nentor 2008