Ansambli Dropulli ne nje prezantim te vlerave te kultures popullore kostumet vallja tradicionale kenga polifonike. Cilet jane njerezit qe e ruajne kete tradite





Pas marrjes se trofeut Per Diversitetin Kulturor valltaret e ansamblit Dropulli erdhen ta kercenin Vallen e Nuses dhe nje potpuri vallesh e kengesh polifonike ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Nje valle e shtruar me hapa te shkurter e kursyer ne levizje qe vinte ne pah hijeshine dhe pasurine e kostumeve te zbukuruara me qendisma ari monedha te florinjta mbi balle e ne gjoks qe mbanin veshur te rejat.





Dy vajza qe treguan ne shqip e greqisht nje historik per kete trashegimi shpirterore sqaruan se serioziteti dhe pasuria e veshjes nuk lejojne shume levizje e sidomos per nusen qe qysh nga ky moment fillon e i bie mbi shpatulla barra e familjes.





Edhe ne vallet e tjera qe merrnin emrin nga kenga qe i shoqeronin Kostandas Vllaha Kleftes Aleksandra vallja e burrave Osman Taga ajo e vajzave Karakaksa kerceheshin ne rreth dhe vetem prijesi i valles kishte liri per te realizuar figura te ndryshme.





Veshja eshte elementi me i forte i trashegimise popullore qe edhe brezi i ri i ketij ansambli e ka ruajtur. Nje tipar qe cmohej sidomos te veshjet e djemve me fustanelle jelek opinga kesule.





Jane treguar te kujdesshem ne ruajtjen e veshjes me te gjithe elementet. Edhe ne riprodhim jane treguar shume kerkues shpjegon etnografia Aferdita Onuzi qe para nje muaji bashke me anetare te tjere te Komitetit te Trashegimise Shpirterore e vleresoi Vallen dropullite te vajzave nder 7 kryeveprat e Trashegimise Shpirterore Kombetare.







Pak shkarje nga tradita u vu re te veshjet e grupit polifonik i Dropullit te burrat e veshur me uniforme me kostume te zinj e kemisha akull te bardha e grate qe siper te veshura me kostum alla frenga ne kembe mbanin kostume te zeza lustrafini. Onuzi nuk e perjashton mundesine e pranimit te ketij elementi te ri ne keto veshje kur dihet se ky komunitet e ka rrahur heret kurbetin.





Kur e pyesim per arsyen e ketij perjashtimi kengetarin Dhimiter ami qe mban veshur kostumin nga shprehia qe i merr portreti ne ate moment sikur thote E po su be qameti. Ai ka 22 vjet qe kendon e kercen ne ansambel tani eshte ne pension por prape do vazhdoje te kendoje e te kerceje sa te kete kembe e duar.





Kenget polifonike te shoqeruara nga klarineta marrin jete nga tema e kurbetit ndarja me njerezit pritja dhimbja nostalgjia qe ne kete koncert hyne vetem ne zemrat e atyre qe njihnin gjuhen. Vetem nje ose dy kenge u kenduan ne gjuhen shqipe.





Prezantuesja shpjegoi me teper se kenga polifonike i ka rrenjet te kori i lashte grek te drama antike. Gjate rrugetimit te saj fiton dhe humbet elemente por nuk humbet karakteristikat baze. Merr motive dhe tematike nga cikli jetesor por nuk harron te kendoje per cdo ngjarje historike dhe shoqerore qe shenjon jeten e komunitetit.

Per ansamblin nuk duket aq e lehte mbajtja gjalle e tradites.





Mungese fondesh infrastrukture kapaciteti njerezor. Mihal Maluqi qe eshte pergjegjes i ansamblit ne profesion eshte mesues fizike ne gjimnazin e Dervicanit nuk mund ta siguroje jetesen nepermjet aktivitetit te ansamblit.





Ai pergatit valltaret ai perpunon kenget ai i ben te gjitha prej 16-17 vitesh. Maluqi eshte i vetedijshem se kjo pune ndjen nevojen e nje studiuesi e nje profesionisti kur thote Nuk mund te themi se vallja ka qene ashtu si e percjellim ne. Ashtu si pergjegjesi i ansamblit vepron edhe nje valltar Jorgo Petriti 20 vjec.





Ne ansamblin e Dropullit ka 4 vjet qe ka filluar. Vazhdon shkollen per letersi dhe kulture greke dhe ne te njejten kohe punen ne nje kompani celularesh. Vallja me ka pelqyer qe i vogel. Ne fshatrat e Dropullit qe te vegjel i pergatisin femijet me muziken popullore me gerneten me daullet qe kercasin. Keshtu e kemi mesuar vallen tregon ai.





Per te vazhduar me tej me pasionin e tij Jorgoja ndoshta do te donte kushte edhe me te mira e ndoshta nje godine te posacme ku te pergatiten dhe jo te vazhdojne te behen provat ku ti jepet mundesia. Kalendari i aktiviteteve te ansamblit gjate nje viti vendoset sipas festave kombetare qe kane Greqia e Shqiperia dhe te ftesave te festivaleve folklorike.





Kjo eshte hera e pare qe Ansambli i Dropullit bashkepunon me Ministrine e Kultures per nje aktivitet si ky. Ne muajin shtator kjo ministri e vleresoi Vallen Dropullite nder 7 kryeveprat e trashegimise kulturore. Ky eshte nje status i vecante qe i jepet kesaj pasurie qofte edhe financiarisht per mbrojtjen dhe zhvillimin e saj.





Para dhe pas viteve 90





Kostando Baruta organizatorja e ketij aktiviteti profesore ne Katedren e Gjuhes dhe Qyteterimit Grek te Universitetit te Gjirokastres tregon per dy lloje veshtiresish qe ka pasur Ansambli Dropulli para dhe pas viteve 90.





Ka qene e veshtire per te ruajtur traditat filloi asimilimi i gjuhes greke dhe ne disa raste nuk lejohej as te flisje greqisht pervec se ne familje. Pastaj kenget vallet jane pershtatur me ideologjine komuniste dhe ne njefare menyre jemi larguar pak nga tradita. Tani kohet e fundit vete njerezit vete komuniteti eshte perpjekur dhe tani po kthehemi tek tradita qe kishim.





Kurse tani problemi eshte mbeshtetja dhe tek shtrirja gjeografike e aktiviteteve.

Ansambli Dropulli ka 50 interpretues nga mosha 8-9 vjec deri ne moshen 60-vjec qe jane kryesisht kengetaret e kenges polifonike. Ne te bejne pjese grupi i djemve valltare grupi i vajzave dhe i djemve.