Ministria e Arsimit dhe Shkences ka miratuar dje vendimin per percaktimin e numrit te kuotave te studenteve qe do te pranohen per studimet e ciklit te dyte master shkencor dhe master profesional me kohe te plote dhe me kohe te pjesshme. Specialistet e Ministrise se Arsimit bejne te ditur se eshte rritur ne masen 15% numri i kuotave te studimeve te ciklit te dyte master, pothuajse ne te gjitha programet e studimit, krahasuar me vitin e kaluar akademik. Pra per vitin e ardhshem akademik 2013-2014, fakultetet kane propozuar nje numer me te larte te pranimit te studenteve per ciklin e dyte te studimeve, propozime keto qe jane miratuar nga Ministria e Arsimit. Drejtoresha e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit, Edlira Late ben te ditur se eshte reflektuar nje rritje prej 15% e kuotave por kryesisht ne disa programe te reja qe jane hapur per here te pare ne fakultete te caktuara. Sipas drejtoreshes Late, rrite me te madhe kane pasur programet e studimit te mesuesise. Konkretisht sipas vendimit te Ministrise numri total i kuotave per master profesional me kohe te pjesshme do te jete 4220, ndersa numri total i kuotave per studimet master profesional me kohe te plote do te jete 10 170. Po keshtu vendimi parashikon edhe numrin total te kuotave per programet e ciklit te dyte te studimeve “master i shkencave”, me kohe te plote, per vitin akademik 2013 – 2014. Per kete numri do te jete 8802. Me te detajuara per cdo dege i gjeni ne tabelat e meposhtme.