05/07/2010 Prokuroria: Individë të caktuar tallen me këtë fatkeqësi


TIRANE-Kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga zhdukja misterioze e vogëlushes Bleona Mata, individë të caktuar kanë gjendur kohën që këtë ngjarje ta kthejnë në parodi. Pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lokalizuan në rrjetin social facebook një lajm, i cili tregonte se 6-vjeçarja nga fshati Zapod i Kukësit është gjendur e vdekur. Në faqen e internetit, shkruhet se 6-vjeçarja është vrarë dhe copëtuar pjesë-pjesë nga halla e saj. Arsyeja se pse kishte ndodhur e gjithë kjo ngjarje, sipas personit që e kishte hedhur lajmin e rremë ishte se vogëlushja 6-vjeçare e kishte parë hallën me të dashurin. Më tej lajmi i hedhur në internet, pasohet edhe me një fjali tjetër ku personi e quan hallën e vogëlushes një mostër dhe për pasojë sipas tij ajo e meriton vdekjen. Mirëpo përkundër këtij zëri anonim, ka dalë policia dhe Prokuroria, të cilat e kanë quajtur lajmin të pavërtetë duke thënë se ka shumë persona që po luajnë me këtë fatkeqësi, duke vepruar në disa mënyrë me qëllimin e vetëm përfitimin material dhe financiar. Akuza shpreson se vogëlushja është gjallë, dhe për këtë po kryhen një sërë veprimesh hetimore. E. Qyno