Durrësi është zona e radhës për të cilin Agjencia e Legalizimit, ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor. Gazeta boton sot emrat e 2236 përfituesve, pasuritë e të cilëve lokalizohen në zonën e ish-Kënetës. Për kryerjen e procedurave përkatëse qytetarët duhet të paraqiten parë zyrës rajonale në Durrës, ku duhet të bëjnë edhe kërkesën se si duan të shlyejnë detyrimin për parcelën ndërtimore, ndërkohë që formulari gjendet edhe në adresën www.aluizni.gov.al. Ligji i ri i legalizimeve lejon që për parcelat brenda vijave të verdha, me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi kurse mbi këtë sipërfaqe, përdorimi i bonos aplikohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF