Vendimi legalizohen 3626 ndertime pa leje. Qeveria miraton tapite per ndertuesit informale




Qeveria u jep te drejten 3626 ndertuesve pa leje qe ta marrin tapine e shtepise. Vendimi eshte miratuar ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave. Me kete vendim perfundon faza kryesore e procesit te legalizimeve duke i dhene fund procesit ne te gjitha bashkite kryesore te vendit ku ka qene dhe me i perhapur ky fenomen. Ndertimet informale per te cilat u miratua kalimi i te drejtes se pronesise mbi parcelen ndertimore i perkasin te 12 qarqeve te vendit dhe shtrihen ne nje siperfaqe te pergjithshme prej 1 047 75175msup2. Drejtorite e ALUIZNI-t ne qarqe do te nisin menjehere punen per plotesimin e dokumentacionit tekniko-ligjor te nevojshem per pajisjen me Leje Legalizimi.



Vendimi


Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te nenit 17 te ligjit nr. 9482 date 3.4.2006 Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje te ndryshuar te shkronjes c te nenit 4 te ligjit nr. 7980 date 27.7.1995 Per shitblerjen e trojeve te ndryshuar dhe te paragrafit te trete te nenit 175 te ligjit nr. 7850 date 29.7.1994 Per Kodin Civil te Republikes se Shqiperise te ndryshuar me propozimin e ministrit te Puneve Publike dhe Transportit Keshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimit ne pronesi te poseduesve te objekteve informale te siperfaqeve te parcelave ndertimore te zena sipas listes dhe plan-vendosjeve perkatese - thuhet ne vendimin e djeshem te Qeverise. Ne te sqarohet se ne qarkun e Tiranes jane 513 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 133 702.89 msup2 qe fitojne te drejten e legalizimit. Me tej 575 ndertime informale me nje siperfaqe prej 217 356.70 jane ne qarkun e Durresit ne qarkun e Shkodres jane 233 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 59 700.42 msup2 ndersa ne qarkun e Lezhes 262 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 105 396.99 msup2. Ne qarkun e Beratit jane 393 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 101 247 msup2 ne qarkun e Fierit 415 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 120 325.56 msup2 ne qarkun e Korces 59 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 11 818.73 msup2 ne qarkun e Dibres 10 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 2 115.40 msup2 ne qarkun e Elbasanit 427 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 78 567.30 msup2 dhe ne qarkun e Gjirokastres 12 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 2 009.90 msup2 - thuhet ne vendimin e Ekzekutivit. Parcelat e tjera ndertimore te cilat do te legalizohen jane perkatesisht 532 ne qarkun e Vlores te cilat zene nje siperfaqe te pergjithshme trualli 179 876.20 msup2 dhe 190 parcela te tjera ne qarkun e Kukesit me nje siperfaqe te pergjithshme trualli 35 634.01 msup2. Qeveria ka ngarkuar ALUIZNI-n per venien ne zbatim te ketij vendimi. Po dje Qeveria miratoi dhe ndryshimet perkatese ne 18 vendime te meparshme te saj ne menyre qe parcela ndertimore te objekteve informale te kalojne nga shteti te poseduesi i ndertimit pa leje duke i dhene atij te drejten e legalizimit.