Tiranë-Nje grup pjësëmarrësish në marshimin e parë të aktivistëve të shoqatës LGTB u sulmuan nga disa të rinj me lëndë plasëse, tek kolonat, në zonën mes kolonat mes Rektoratit te UT dhe Muzeut Arkeologjik. Menjëherë ndërhyri policia e cila kishte monitoruar nga afer këtë aktivitet. Të rinjtë aktivistë të shoqatës LGTB po ecnin me bicikleta, një formë marshimi sensibilizues, kuu u goditën nga grupi I të rinjve.

Sipas kësaj shoqate, aktivistë për të drejtat e LGBT pedaluan me bicikleta në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë duke sfiduar jo vetëm kushtet e këqija të motit dhe shiun që ra pa ndërprerje, por mbi të gjitha mentalitetin dhe fobirat e pajustifikuara të një vendi që kishte muaj që diskutonte a do bëhet apo jo një paradë gej.
Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në Shqipëri, u organizua nga dy organizatat që mbrojnë të drejtat e LGBT: organizata Pro LGBT dhe Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT. Aktiviteti u mbështet nga EcoVolis që vuri në dispozicion jo vetëm bicikletat por përmes këtij akti tregoi publikisht mbështetjen ndaj cdo kauze që mbron të drejtat e njeriut.
Mirëpo pak sapo aktivistët kishin nisur pedalimin, një grup të rinjsh të fshehur në kollonat mes rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik hodhën lëndë plasëse pranë gomave të bicikletave dhe u zhdukën me vrap. Ne i bëjmë thirrje policisë e cila sot na ka qëndruar afër me mbështetjen e saj që të bëjë të mundur vënien para drejtësisë të atij grupi të rinjsh që tentuan të prishin një manifestim ligjor.
Ky është vetëm fillimi, tha Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës, ne do të vijojmë me aktivitete të tjera, së pari në Vlorë ku do të diskutojmë në një forum të hapur me të rinjtë mbi të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa eventet do të kulmojnë me celjen e ekspozitës Kukafshehti në Tirana Ekspres, atje ku për herë të parë do të ekspozohen portrete të vetë pjesëtarëve LGBT që të gjithë shqiptarë. Sipas Karajt, është e rëndësishme që komuniteti LGBT ka nisur tashmë të thyejë frikën dhe murin e heshtjes dhe të tregojë se nëse organizohet mund të arrijë gjithcka.
Duke sqaruar edhe sloganin e këtij viti për këto evente që është Flije mendjen! Disa njerëz janë gej., Kristi Pinderi, drejtues i Pro LGBT u shpreh për median e pranishme në event se bulevardi kryesor i vendit është ndërtuar në epokën e pushtimit fashist dhe simbolizon edhe në formë sëpatën e Demokleut, por sot, në vitin 2012 këta të rinj dhe të reja sfiduan simbolikisht një sëpatë Demokleu moderne që u qëndron mbi jetët e tyre dhe të familjeve të tyre e që është: diskriminimi dhe detyrimi për të jetuar një jetë të dyfishtë.
Drejtuesi i Ecovolis, Ened Mato sqaroi se Pedalojmë Kundër Homofobisë, është një nismë qytetare për të promovuar dashurinë dhe jo urrejtjen, për të nxitur mirëkuptimin dhe jo ndarjen, për të treguar se në fund të fundit, të drejtat e njeriut janë parimet bazë mbi të cilat duhet të bazojmë bashkejetesën tonë me qytetarë që jo detyrimisht janë kopje të njëjta të vetes sonë!.