Kam mall per ty, miku dhe shoku im i gjithe jetes. Kam menduar se me kalimin e kohes ,ky mall do te me qetohej dhe do te gjente nje struke ku te jetonte pa u ndier, ne heshtje, pa pasur nevojen t'u tregohej te tjereve. Paskam gabuar. Sepse ai mall ishte ku e ku me i forte se une. Pastaj ti miku im, kesi ndjenjash a nuk ke ditur t'i mbaje per vete dhe shume pak veteve u kishe lejuar te depertonin ne shpirtin tend? Sepse i doje shume njerezit dhe nuk doje t'i rendoje me jeten e tende te turbullt.


Me ka mbajtur shpresa se mungesa jote, do te renditej ne normalitetin e gjerave. Po ti nuk ke qene njeri i zakonshem, mbase per kete edhe sot e kesaj dite, qe kane kaluar me shume se gjashte vjet nga vdekja, pikerisht me 10 dhjetor eshte ditelindja jote, e une e kam te veshtire te mendoj se nuk eshte ketu.


Paradoksale? Jo, sepse ti ke lene nje jete te mbushur me vlera. Dhe ne keto caste nuk di a te kujtoj me perpara vlerat e tua,apo qenien, boten e tende qe fisnikeroi me mijera lexues, apo ate ngrohtesi qe dije t'u falje te tjereve si te ishte gjeja me e natyrshme ne kete bote.


Ndjej shume mall per ty, miku im, Schwartz, sepse me ke lene nje zbrazeti qe nuk mbushet: kush,si ti, ka ditur te me degjonte? Kush si ti ka ditur t'i pranonte edhe dobesite e mia dhe t'i mvishte ato me nje vlere thellesisht njerezore?


Ndjej shume mall per ty, sepse me ke mesuar qe te ndaja me ty hallet dhe gezimet, ne menyren me te natyrshme, pa buje, pa pohe.


Ndjej shume mall, per ty kur shihja te kalonte koha pa lene gjurme si ato qe lije ti me punen e tende, ne dobi te se bukures dhe te dobishmes. Kur shihja qe vendi yt mbetej bosh dhe mbi letrat shqipe binte hija jote si per te vertetuar se me te vertete kishe ikur.


Do te doja qe c'me eshte dhuruar keto dite ta ndaja me ty: vleresimin por edhe miqesite e reja, kenaqesine, por edhe perpjekjet qe s'i pritja te atyre qe e kane dashur dhe e kane afruar kete vleresim.


Kam mall per ty. Sot qe nisen te me njihen disa merita, sot kur njerezit kane filluar te me shohin si nje njeri qe e respekton kohen qe shket dhe mundohet te vijoje punen e shokut te vet, sot mua me djeg malli per ty.


Me ke munguar keto dite. Sepse kam dashur qe meritat t'i ndanim bashke (sa pjese e punes sime eshte fryt i miqesise sone?), sepse kam dashur t'u them te gjitheve, kur me cmuan si perkthyesin e vitit, se nuk kam bere gje tjeter por kam vijuar ate pune qe ti ma ke pas cmuar, kur te tjeret nuk dinin gje apo benin sikur s'dinin.


Me ke munguar kur paraqita ne Prishtine dhe ne Tirane librin e jetes sone, ate qe ti ke kembengulur ta sillje edhe ne shqip, por asnje botues nuk e mori persiper, digjte ai liber? Kujtonte gjera qe duheshin harruar? Sillte nje mesazh qe ne veshet e nje pjese tingellon keq?


Nuk e di, di vetem se ai liber eshte libri i jetes sone, mbase me shume i aspiratave tona, i endrrave tona (ju kujtohet: "Ne vetem endrra kishim, asgje tjeter dhe i ngrinim ne qiell si balonat") prandaj edhe e kishe dashur shume.


Nuk u permbajta dot, kur ne sallen e paraqitjes se librit, si ne Prishtine edhe ne Tirane, u lexua vjersha "Vargje lamtumire per nje shok rinie" sepse mu duk se zbrite nga qielli. Dhe jo vetem per ty por edhe per kohen qe deshen te na e pervetesonin, te na e varferonin bashke me qenien tone. Por nuk me erdhi turp per ngasherimin tim, per fjalen qe m'u zu ne gryke, per zerin qe m'u drodh: une nuk shihja njerezit ne salle. Te shikoja ty, qe me buzeqeshje dhe, pa fjale, sikur me thoshe: "E sheh qe ia mberrite? E sheh qe ia dolem?" Sepse ne kemi ecur ne krah te njeri - tjetrit. Deri dje. Gjashte vjet me pare


Kur ika nga Shqiperia, na ndante nje det. Tashti qe ti, miku im Schwartz nuk jeton me, na ndan edhe qielli. Ndaj malli im kerkon flatra!





***


Pergjigje (imagjinare) e Robert Schwartz per mikun e tij, Kasoruho





Ah, miku im, nuk po te njoh me, kaq fort je rinuar, dhe po kaq fort je plakur! Gjithmone jam mesuar qe Ti te ma degjosh ngasherimin, por tashti acari po me perqethe, kam ftofte!...S'eshte hera e pare qe rrugeve te qiellit endem duke te kerkuar, permbas kujtimeve te feminise, duke kerkuar dhe kuptuar se kurre ne zemren time s'paska kenge te perfunduar per Ty. E, para se te cmendem nga dhimbja, marazi e ngujimi, nga varret qe po cilen kaq mizore duke me ndare nga te dashurit e mi, edhe pse duke me pershendetur ne shenje nderimi edhe kete here, po lumturohem me kthimin tend, iu gezova asaj anijeje qe te solli vala per ketej, do doja te isha ne breg duke te pritur, duke te shtrenguar doren me mallin e miqesise se gjithe jetes sone, do doja te isha bashkudhetar i cdo emocioni qe ke provuar ne vendin tone, aty ku endrrat i deshem fort dhe nder to u mbajtem deri ne fund. Te pamundur e kam, edhe pse tek ti me sjell drita e kalter e qiellit. Jam futur ne puhizen e eres dhe kam fshire lotet e mallit qe kam pare te zhburreronin syte e tu, miku im i brishte! Jam ngaterruar me puplat e zogjve dhe kam pushuar gjate udhetimit tend, ku mesove se dinjiteti dhe vleresimi qe te jep vendi yt, eshte me i cmuari dhe me i dashuri nga gjithe shkelqimi qe te jep bota e tere.


Miku im, gjashte vjet qe nuk shihemi, nuk flasim, nuk pikellohemi, nuk dashurojme, nuk kendojme, nuk dhemb shpirti per padrejtesite. Sepse zeri im, syri im, shpirti im jane shume larg tokesores. Por ne te dy, bashke me ne edhe te tjere, kemi qene bashkudhetare te nje kulture qe na mesoi te duam, nuk na mesoi te urrejme, nuk na mesoi te percmojme. Ndoshta kjo kulture qe une dhe ti e sollem me letersine qe percuam, me librat qe perkthyem, e bene vendin tone, Shqiperine, te kete nje kujtese, nje zemer dhe nje fytyre dinjitoze, nga e cila edhe ti miku im, perfitove emocionin qe prej kohe te ishte mohuar, emocion qe ta jep respekti i vendit ndaj punes tende, ndaj vepres tende, ndaj kontributit tend, edhe atje ku jeton, duke u treguar te gjitheve se Shqiperia eshte vend me dije, kulture dhe dinjitet. Kam mall per ty, miku im, por dua te rrish ende aty, te mundohesh ende per te lene me shume gjurme ne letersi, ne kulture, ne vetedijen e vendit tone.


Pergatiti Miranda Haxhia