Zhvillimi i letërsisë për fëmijë si dhe problemet që shfaqen sot në këtë gjini letrare, ishin në qendër të një diskutimi letrar, me pjesëmarrjen e emrave të njohur të autorëve të kësaj letërsie. Shkrimtarë të njohur të kësaj letërsie kërkuan në diskutimet e tyre më shumë mbështetje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Një vështrim kritik solli mbi këtë letërsi autori Milaim Nelaj, i cili dje promovoi librin e tij Profile letrare. Autori sjell në fushën e botimeve një libër të veçantë dhe të munguar. Profile Letrare është një botim me studime dhe kritikë letrare për disa nga figurat më të njohura dhe të spikatura të letërsisë për fëmijë. Në këtë libër këtu kam përfshirë 20 autorë, ndër të cilët dhe 4 nga Kosova. Në 158 faqet e këtij libri, të botuar nga OMSKA-1, shpalosen profilet letrare të 20 shkrimtarëve, të letërsisë për fëmijë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Mes të pranishme në këtë diskutim ishte dhe Kryetari i Shoqatës së Letërsisë për Fëmijë Pandeli Koçi. Në fjalën e tij ai theksoi se sot kjo letërsi nuk është në nivelin e duhur. Sot në fushën e  letërsisë për fëmijë ka një ngërç në zhvillimin e saj. Është një letërsi që ne do ta nxisim dhe duhet ta kultivojmë më shumë, tha ndër të tjera Koçi. Më tej ai duke vlerësuar librin Profile letrare të Milaim Nelajt u shpreh se: Ai i është afruar autorëve me nderim dhe me dashurinë për letërsinë. Botimi u vlerësua nga të pranishmit si një ogur i mirë për kritikën letrare për fëmijë, ku ndihet prej vitesh një boshllëk. Autori Nelaj analizon veprat më të mira të shkrimtarëve, por nuk harron të japë edhe detaje jashtë letrare që i takojnë jetës së autorëve. Kjo për të ndërtuar një portret më  të plotë  të shkrimtarëve që zhvilluan dhe konsoliduan letërsinë për fëmijë. Për mua, autorët në këtë vëllim janë më të spikaturit, por padyshim, nuk janë të vetmit. Të tjerë autorë do të përfshihen dhe në botime të tjera, të cilët do të dalin më vonë, shprehet studiuesi Ramadan Çadri. Në libër trajtohet individualiteti i poezisë dhe prozës së Adelina Mamaqit, proza fantastike e Astrit Bishqemit, bota letrare dhe tregimet realiste të Isuf Nelajt, individualiteti krijues dhe i spikatur i Odhise Grillos, profili letrar dhe romani historik i Sazan Golikut, dashuria që u dhurua nëpërmjet librave nga shkrimtari Rifat Kukaj, temat bashkëkohore në prozën për fëmijë dhe të rinj të Viktor Canosinaj, humori dhe vlerat e Skënder Haskos, zëri i veçantë në krijimtarinë e Sokol Jakovës, metafora e Shkëlzen Zallit apo vlerat e  Ymer Elshanit. Dhjetë faqe të librit të tij studimor, autori ia kushton krijimtarisë së gjerë të shkrimtarit Gaqo Bushaka, të njohur si babai i Çufos dhe Bubit Kaçurrel. Një studim të veçantë Milaim Nelaj kryen edhe për krijimtarinë e pasur letrare të Agim Devës, autorit të mirënjohur kosovar, i cili u nda nga jeta vetëm pak javë më parë. Profile letrare është një botim që i mungonte deri më sot bibliotekave. Ai plotëson vakumin e madh të kritikës mbi letërsinë për fëmijë duke u përpjekur të sjellë vlerat e disa prej shkrimtarëve më të njohur në këtë fushë. Studiuesi Milaim Nelaj ka lindur në Kukës, më 1946, por që nga viti 1951, jeton në Tiranë, ku ka botuar herë pas here në shtypin periodik shkrime studimore, si dhe krijimtari letrare dhe publiçistike.

******************************************
Tituj të rinj librash nga librari Albania

-Për shqipen dhe shqiptarët nga Ali Dhrimo, shtëpia botuese Infbotues dhe kushton 1000 lekë.
-Zoti Ibrahim dhe lulet e kuranit nga Erich Schmitt, shtëpia botuese Asdreni dhe kushton 500 lekë.
-Perandoria e Kamorrës roman nga Simone Di Meo, shtëpia botuese Bota shqiptare dhe kushtin 800 lekë.
-Perëndim i përçarë ese nga Jurgen Habermas, shtëpia botuese Asdreni dhe kushton 700 lekë.
-Nga notimet e Zogut të 1 mbretit të shqiptarëve nga Hysen Selmani,dhe kushton 2500 lekë.
-Gomorra histori nga Roberto Saviano,shtëpia botuese Dudaj dhe kushton 1000 lekë.
-Luciano Berio dhe Folk Songs  nga Mikaela Minga, shtëpia botuese Uegen dhe kushton 700 lekë.
-Afrikaniprozë nga Le Clezio, shtëpia botuese Skanderbeg dhe kushton 600 lekë.
-Nacionalizmi nga Ernest Gellner,shtëpia botuese IDK dhe kushton 650 lekë.
-Sëmundje dashurieroman nga Ian Meceëan,shtëpia botuese Skanderbeg
-Arratisja nga burgjet e historisë ese nga Pirro Misha,shtëpia botuese Toena.
-Shtëpia e Fluturave të zeza roman nga Lena Lander, shtëpia botuese Dituria dhe kushton 700 lekë.
-Në kërkim të arit histori nga Ksenofon Kristafi,shtëpia botuese Dituriadhe kushton 1000 lekë.
-Bolero në vilën e pleqëve roman nga Fatos Kongoli, shtëpia botuese Toena dhe kushton 600 lekë.
-Prush mbi ujë nga Gjokë Dabaj,shtëpia botuese ADA dhe kushton 600 lekë.
-Lakmia roman nga Brunilda Zllami, shtëpia botuese Dudaj dhe kushton 800 lekë.
-Fjalor Greqisht-Shqip nga Lavdrim Marku, shtëpia botuese Infbotues dhe kushton 2200 lekë.
-Industria ushtarake shqiptare studim nga Fatosh Voshtina, shtëpia botuese Mediaprint dhe kushton 700 lekë.
-Përplasja e anijes Xhonatanroman nga Zhyl Vern, shtëpia botuese Omaca, dhe kushton 500 lekë.
-Koncepte të hershme të Filozofisë nga Ëilliam Jordan,shtëpia botuese Logokron dhe kushton 990 lekë.
-Mendo një hyrje sfiduese në filozofi nga Simon Blackuburn,shtëpia botuese Logokrondhe kushton 890 lekë.