Ngjarjet e renda te vitit 1997, bëhen përsëri subjekt botimesh. Është publicisti Fatos Lubonja, ai, i cili këtë jave vjen ne tregun e librit me ?Nëntëdhjeteshtata, Apokalipsi i Rreme?. Nëpërmjet një artifici letrar, Lubonja është ndare ne dysh ne këtë libër, njeri është personazhi dhe tjetri rrefimtari ne veten e trete.
Mes autoreve shqiptare, ne radhën e te rinjve, vjen edhe shkrimtari Kleo Lati. Pas, ?Dhe yjet dridhen nga dashuria?, Lati propozon romanin me te ri, ?Mekati i bukur i Tradhtisë?, i cili zbulon ate qe shkrimtari e quan ndjenjën me te pandryshueshme te njerëzimit, dëshirën për pasion.
Ne gjininë e monografise, vjen Theodhori Proko, me ?Pema e Jetes?, libër i cili i kushtohet artistit Ndoc Tusha, mjeshtër i aplikimit te pikturës me kashte.
Ne letërsinë e huaj, këtë jave, vijnë ne shqip një përmbledhje e ?Novelave? te Anton Çehov. Një roman policesk nga autorja norvegjeze Anne Ragde nen titullin ?Plepat Berlineze? si dhe nje liber per femije nga Michael Ende, ?Shkolla e Magjise?.
Miliano Stefa, ka sjelle kete botim me poezi dashurie, enkas per ditën e Shen Valentinit, nen titullin ?Liljas.?


Shpërndaje