Shtesat e paligjshme te pallateve do te sekuestrohen nga Inspektorati i Larte i Ndertimit dhe do tu kalojne te pastreheve. Ky vendim rrjedh nga ndryshimet ne ligjin Per Urbanistiken dhe inspektimin e ndertimeve i cili u miratua dje vetem me votat e maxhorances ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Ligji parashikon jo vetem shembjen e ndertimeve pa leje por edhe pagesen e kostos nga ndertuesit. Por ligji ne fjale ka hasur ne kundershtimin e opozites jo vetem gjate zhvillimit te mbledhjes se djeshme por edhe me pare. Sipas opozites ligji ka per synim ti marre kompetencat Inspektoratit te Bashkive dhe Komunave. Pervec kesaj opozita ka shprehur shqetesimin se ligjit i jane shtuar disa amendamente qe e lejojne Inspektoratin e Larte te vendose gjoba apo tu heqe licencen subjekteve kur konstatohen shkelje. Nderkaq edhe ne rastet kur subjekti ankohet ne gjykate Inspektorati i Larte i Ndertimit e ekzekuton vendimin pa pritur vendimin e saj. Ky projektligj sipas socialisteve e thellon me teper konfliktin mes Ekzekutivit dhe bashkive.

Ligji

Ndryshimet ne kete ligj kane si qellim kryesor frenimin e ndertimeve pa leje dhe shtimin e kompetencave te Inspektoratit qendror dhe te inspektoreve ne bashki dhe komuna. Keshtu jane miratuar ndryshimet ligjore qe kane shtuar penalizimet financiare per ndertuesit dhe subjektet qe i ndihmojne ata ne ndertimin e objekteve pa lejet perkatese. Ne projektligj parashikohet se te gjitha kostot e prishjes se objekteve pa leje do te paguhen nga ndertuesit dhe jo me nga buxheti i shtetit. Per shembull shtim i penalizimit per subjektet qe prodhojne dhe shesin beton. Keshtu sipas ligjit kusht per shitjen e betonit do te jete prezantimi i lejes se ndertimit nga ana e subjektit qe ben ndertimin te kompania qe shet beton. Ne kete rast penalizimi ligjor per kompanine prodhuese te betonit parashikon gjobe deri ne 10 milione leke te rinj dhe bllokim te mjeteve te punes si betoniere apo makineri qe hedhin beton. Kjo menyre pune do te pengoje ndertimet e medha pa leje. Penalizime financiare deri ne 500 mije leke ka dhe per ndertimet e vogla si mure rrethuese gardhe apo objekte te tjera te kesaj madhesie.

Debatet

Gjate mbledhjes ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve nje pjese e propozimeve per ndryshimin e ligjit te Urbanistikes dhe inspektimit te ndertimeve kane hasur ne kundershtimin e opozites. Sipas projektligjit tabelat reklamuese ne rruget kombetare duhet te administrohen nga keshillat e rregullimit te territoreve lokale dhe qendrore. Por opozita pretendon se ky eshte vendim politik. Ka shume raste qe ne vend qe te mblidhet nje KRRT dhe te jape leje per nje reklame mblidhet Keshilli i Komunes dhe jep leje per to. Me keto ndryshime ne kemi percaktuar qarte qe kjo eshte kompetence vetem e KRRT-se - tha Gjergj Bojaxhi drejtor i Policise Ndertimore. Ndersa deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se projektligji vjen pikerisht para fushates se dihet qe tabelat do te perdoren si billborde per kandidatet. Ne po u japim kompetencen kryesore KRRT-ve lokale dhe behet fjale per reklamat ne rruget interurbane jo per reklamat brenda qytetit - u pergjigj Bojaxhi.

Kundershtime pati edhe per propozimin qe pervec subjekteve qe ndertojne pa leje te gjobiten edhe kompanite te cilat furnizojne me beton keto subjekte kundervajtese deri ne 10 milione leke. Pavaresisht ketyre debateve ndryshimet e propozuara jane miratuar vetem me votat e maxhorances.





Kosto

Inspektorati merr vendim zhdemtimi ne ngarkim te subjektit kundervajtes per shpenzimet e prishjes se objektit dhe te kthimit te truallit ne gjendjen e meparshme.





Reklamat



Leja per vendosjen e reklamave ne ane te rrugeve jepet nga KRRT-ja e bashkise komunes apo qarkut ne perputhje me parashikimet e Kodit Rrugor pas marrjes se autorizimit perkates nga autoriteti qe ka ne pergjegjesi administrimi rrugen ku kerkohet te vendosen reklamat.



Prishja e objektit



Inspektorati Ndertimor e urbanistik i bashkise komunes qarkut apo Inspektorati Kombetar i drejtohet sipas rastit sekretarive teknike perkatese te KRRT-ve ore KRRTRSH-se me kerkese te vecante per tu shprehur brenda nje afati 30-ditor per volumin shtese te objektit qe ndertohet sipas kushteve te projektit te miratuar ne lejen e ndertimit.



Leja e ndertimit

Subjekti qe disponon mjete apo makineri qe perdoren ne fushen e ndertimit eshte i detyruar te mos ofroje sherbimin e tij per persona fizike apo juridike te cilet nuk jane pajisur me leje ndertimi.



Penalizimi

Shkelja e ketij detyrimi nga subjektet denohet me 10 milione leke per venien ne dispozicion te mjeteve e makinerive. Gjobitet ne masen 100 leke per m2 per vendosjen ne dispozicion te skelave ne varesi te mbulimit. Ne masen 5 mije leke per venien ne dispozicion te veglave te punes. Sekuestrimin e mjeteve te punes dhe makinerive per nje afat deri ne 6 muaj.





9 Shtator 2010