Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi analizoi ligjin për "planifikimin e territorit", që sipas tij është plotësuar tërësisht nga ana juridike dhe mangësia e tij e vetme është se nuk mund të ndikojnë në përgjeshmërinë njerëzore. Gjithashtu ai shtoi për ekspertët e ndryshëm të pranishëm në forumin për diskutimin e ligjit të ri të zhvillimit të territorit se zbatimi dhe funksionimi i këtij ligji mund të bëhet me anë të bashkëpunimit me institucionet dhe sidomos me pushtetin vendor apo bashkinë.

Projekti

“Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për “Administratën Detare” të Republikës së Shqipërisë, një akt i cili shënon reformimin e sektorit të transportit detar dhe krijimin e tërësisë së strukturave detare si dhe shënon përmbushjen e një reforme të kërkuar nga BE në fushën e detarisë. Ky projektligj mbështetet në standardet e kërkuara për integrimin e vendit tonë në komunitetin ndërkombëtar dhe atë evropian si dhe në angazhimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare në planin kombëtar të transportit për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit për të realizuar përputhshmërinë e plotë të legjislacionit vendas me acquis communite. Ky projektligj shënon gjithashtu një hap të rëndësishëm cilësor dhe me miratimin e tij, sektori detar i Republikës së Shqipërisë do të plotësohet dhe me struktura të tjera të domosdoshme për funksionimin e tij, e si një strukturë e tërë do të japë një kontribut efektiv në zhvillimin e detarisë dhe inegrimit të vendit tonë në nivelet ndërkombëtare, do të sjellë zhvillimin dhe komercializimin e porteve, trafikut detar si dhe industrisë së peshkimit dhe turizmit.

Kontrolli

Krijimi i strukturave të reja të kontrollit do të sjellë në një të ardhme të afërt rritjen e nivelit të performancës të Flotës Detare Shqiptare, të ekuipazheve të anijeve dhe rrjedhimisht përmirësimin e imazhit të kësaj flote në arenën ndërkombëtare. Krijimi i Administratës Detare është në vijueshmëri të akteve ligjore e nënligjore të miratuara në fushën e detarisë dhe plotëson boshllëkun ekzistues me Kodin Detar Shqipëtar. Për pregatitjen e këtij projektligji, pas një analizë të gjërë rreth situates ekzistuese të institucioneve të angazhuara në sektorin detar nga ana e qeverisë spanjolle na është ofruar konsulencë e plotë nga ekspertë të fushës së detarisë. Gjithashtu nga BB dhe me fonde të saj është bërë përzgjedhja e konsulentit të huaj, për t i garantuar specialistëve shqiptare konsulencën dhe asistencën e nevojshme nga momenti i krijimit të kësaj administrate deri në vënien në eficencë të institucioneve përbërëse të saj”.

Ky lajm është publikuar: 15/01/2009