Shumica dhe pakica ne Parlament u perfshine nga debate te forta per projektligjin e organizimit dhe funksionimit te policise gjyqesore. Opozita akuzon te djathtet se po synojne qe permes ketij drafti te kene ne kontroll policine gjyqesore. Sipas te majteve, ndryshimet e bera i japin me shume kompetenca Ministrise se Brendshme ne emerimin e Oficereve te Policise Gjyqesore. (UPDATE)





"Ne kete ligj perseri do te krijohen probleme lidhur me efikasitetin e
policise gjyqesore. Prokuroria e Pergjithshme ka dashur te heqe qafe
kete lloj vartesie dhe mund te kete shprehur deshiren qe le ta kete
policia e shtetit pjesen me te madhe te hetimeve", u shpreh Vasilika
Hysi, deputete e PS.



"Ky ligj vjen si konsesus i prokurorise me Ministrine e Brendshme, me
policine, me Ministrine e Drejtesise dhe me mbeshtetjen e plote te te
gjithe agjencive qe kane mese 15 vjet qe asistojne Shqiperine. Jeni
komplet out, dhe e vetmja gje qe beni me kete interpretim beheni
qesharake dhe reflektoni menjehere mentalitetin antiligjor te zotit
Rama, i cili qe nga dita e pare ne politike dhe deri sot vazhdon te
pretendoje te jete mbi ligjin", tha Lulezim Basha, minister i Brendshem.



"Ju doni ta nenshtroni drejtesine, ju doni ta keni policine nje mashe
politike ne doren tuaj, po ju nuk mund ta ktheni policine e shtetit ne
nje zgjatim te Partise Demokratike", u shpreh Sajmir Tahiri, deputet i
PS.



"Modeli yne eshte per shtetin ligjor, per zbatimin e ligjit, per
mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore te cdo qytetari, ndersa ju merrni ne
mbrojtje akte te nje prokurori i cili urdheronte policin me telefon
celular, arrestoje pak ate qe ke perballe. Keto jane metoda gestapo, jo
te nje shteti ligjor. Kete kemi denoncuar dhe kete do te denoncojme sa
here te kete tentativa per te ndodhur. Nuk ka asnje tregues, asnje prove
qe institucionet e zbatimit te ketij ligji po politizohen", sqaroi
Bujar Nishani, minister i Drejtesise.



Projektlgji "Per organizimin dhe funksionimin e policise gjyqesore”,
miratohet me shumice te thjeshte. Para kalimit per votim, p/ligji u
shqyrtua nga komisionet parlamentare.



Denada Shkodrani




Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 korrik 2010 )










< I mëparshmi