Qeveria ka amnistuar të gjitha rastet ku, për shkak të moszbatimit të procedurave të kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, rrezikohej që subjekteve që në këto raste e kanë marrë pronësinë, tu shfuqizohej ajo



TIRANË Ligji “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim të tokës bujqësore” ka ndryshuar rrënjësisht. Përmes një drafti të ri, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe i depozituar dje në Kuvend, qeveria ka marrë përsipër rregullimin juridik, për familjet bujqësore apo individët, subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, të cilët e përdorin dhe e shfrytëzojnë atë faktikisht, por që për shkaqe të ndryshme nuk janë të pajisur me tituj pronësie. Kjo për arsyen e thjeshtë se fenomeni i mosplotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, zë një peshë të madhe, si rrjedhojë e paqartësisë së vetë legjislacionit të ndarjes së tokës bujqësore apo zbatimit jo korrekt të tij. Andaj, në nenin 5 të projektligjit, qeveria ka amnistuar të gjitha rastet ku, për shkak të moszbatimit të procedurave të kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, rrezikohej që subjekteve që në këto raste e kanë marrë pronësinë, tu shfuqizohej ajo. “Aktet e marrjes së tokës në pronësi, të përfituara nga familjet bujqësore apo individët, pa pasur më parë Akt të Marrjes së Tokës në Përdorim, apo duke pasur Akt të Marrjes së Tokës në Përdorim, të lëshuar pas shkurtit të vitit 1996, si dhe që plotësojnë të gjitha kushtet e tjera të legjislacionit të kohës, do të konsiderohen të vlefshme", - thuhet në nenin 5 të projektligjit. Për familjet bujqësore apo individët që pajisen me akte pronësie, zgjidhja, sipas qeverisë, duhet të vijë duke respektuar kriteret bazë: 1) të kenë qenë subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi; 2) të përdorin dhe shfrytëzojnë tokën për qëllime bujqësore; 3) sipërfaqja për të cilën do të jepet titulli i pronësisë në çdo rast, nuk mund të kalojë sipërfaqen që i takonte sipas normës për frymë të fshatit.







Neni4


Pas nenit 2 shtohen nenet 2/1, 2/2, 2/3, 2/4 dhe 2/5, me përmbajtje si më poshtë



"Neni 2/1


1. Tokat bujqësore të ish - ndërmarrjeve bujqësore, të përjashtuara nga pronësia,


sipas nenit 2, nuk janë objekt i këtij ligji


2. Toka bujqësore nuk kalon në pronësi, sipas këtij ligji, edhe në rastet kur:


a) është regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Zyrës së


Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si pronë private;


b) është përfshirë në procesin e legalizimeve, sipas ligjit nr.9482,


datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa


leje", të ndryshuar;


c) me vendim të Këshillit të Ministrave ka kaluar në fondin e kompensimit


fizik dhe është vënë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe


Kompensimit të Pronave;


ç) është lëshuar AMTP-ja, deri me 15.8.2008, nga komisionet e ndarjes së


tokës, pavarësisht nëse është regjistruar ose jo në regjistrin e pasurive të


paluajtshme.


d) me vendim të Këshillit të Ministrave apo vendim të KRRTSH-së, nuk


është më e tillë. Këtu nuk përfshihen familjet ose individët që kanë fituar


toke bujqësore si bashkëthemelues të ish-kooperativave bujqësore apo të


ndërmarrjeve bujqësore;


dh) është objekt kërkese, e cila po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe


Kompensimit të Pronave, por nuk është dhënë ende vendim;


e) është objekt i një konflikti gjyqësor, për të cilin komuna apo bashkia është


vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata.


3. Institucioni i ngarkuar për lëshimin e AMTP-se, në asnjë rast nuk jep


dokumentin e pronësisë, nëse nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga të gjitha


institucionet e ngarkuara, sipas paragrafit 2. te ketij neni. Vlerësimi do të bëhet në


datën e përpilimit të përgjigjes nga institucioni përkatës.





Neni 2/3


1. Familjet bujqësore apo individët pajisen me akte pronësie, sipas kushteve dhe


procedurave të përcaktuara në këtë ligj, nëse:


b) janë përfitues të tokës bujqësore në përdorim, sipas vendimit nr.452,


date 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, "Për ristrukturimin e


ndërmarrjeve bujqësore", te ndryshuar;


c) që nga hyrja në fuqi e vendimit nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të


Ministrave, "Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore", të ndryshuar, e


kanë tokën në përdorim dhe e shfrytëzojnë atë;


d) kanë aktin e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuar deri më 15.8.2008.



2. Sipërfaqja e tokës bujqësore që do të jepet në pronësi sipas këtij neni, do të jetë


e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por në asnjë rast më e madhe


se sipërfaqja që tregohet në aktin e përdorimit, si dhe as më e madhe se sipërfaqja


që do t'i takonte sipas normës, për frymë, të përcaktuar nga legjislacioni i kohës.




Neni 2/4



1. Familjet bujqësore apo individët pajisen me akte pronësie, sipas kushteve dhe


procedurave të përcaktuara në këtë ligj, nëse:



a) janë përfitues të tokës bujqësore në përdorim, sipas vendimit nr.452


date 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, "Për ristrukturimin e


ndërmarrjeve bujqësore", të ndryshuar;


b) që nga hyrja në fuqi e vendimit nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të


Ministrave "Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore", të ndryshuar, e


kanë tokën në përdorim dhe e shfrytëzojnë atë, pavarësisht se nuk janë të


pajisur me aktin e përdorimit,



2. Sipërfaqja e tokës bujqësore që do të jepet në pronësi sipas këtij neni, do të jetë


e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por në asnjë rast më e


madhe se sipërfaqja që do t'i takonte sipas normës, për frymë, të përcaktuar nga


legjislacioni i kohës



Neni 2/5



1. Familjet bujqësore apo individët, të cilët kanë lëvizur nga qendrat e tyre të


banimit dhe janë vendosur në territoret e ish - ndërmarrjeve bujqësore, pajisen me


akte pronësie, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj, nëse:



a me vendim të veçantë të Këshillit te Ministrave janë përfitues të tokës


bujqësore në pronësi apo në përdorim;


b) që nga hyrja në fuqi e këtyre vendimeve e kanë tokën në përdorim dhe e


shfrytëzojnë atë, pavarësisht se nuk janë të pajisur me aktin e përdorimit


apo të pronësisë;


c) toka e tyre bujqësore nuk përfshihet në një nga rastet e parashikuara në


shkronjat "a", "b", "c" dhe "e", të pikës 2, të nenit 2/1, të këtij ligji.".




Neni 5


Neni 3 ndryshohet si më poshtë vijon:



"Neni 3


Aktet e marrjes se tokës në pronësi, të përfituara nga familjet bujqësore apo


individët, pa pasur me parë Akt të Marrjes së Tokës në Përdorim, apo duke pasur


Akt të Marrjes se Tokës në Përdorim, të lëshuar pas shkurtit të vitit 1996, si dhe


që plotësojnë të gjitha kushtet e tjera të legjislacionit të kohës, do të konsiderohen


vlefshme."



Neni6



Fjalia e dytë e pikës 2 të nenit 3/2, ndryshohet, si më poshtë vijon:


"Subjekteve të pikës I, të këtij neni, sipërfaqja për kompensim sipas kritereve të


përcaktuara në nenin 3/1, të këtij ligji, u përllogaritet si më poshtë vijon:


a) Nga totali i sipërfaqes së përllogaritur për kompensim me truall, zbritet


sipërfaqja e dhënë për sheshe ndërtimin brenda kësaj zone, me vendime të


miratuara nga komuna;


b) Në totalin e sipërfaqes së përllogaritur për kompensim me truall përfshihet


edhe sipërfaqja e zënë me ndërtime pa leje që është legalizuar nga organet


kompetente sipas dispozitave të ligjit nr.9482, date 16.2.2006,


"Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të


ndryshuar.


Në rastin kur subjekti ka kryer pagesën për truallin, vlera e paguar sipas


mënyrës që ajo është kryer, i kthehet këtij subjekti, brenda një viti nga data


që ai merr dokumentin e pronësisë për truallin, sipas dispozitave të këtij


ligji.


c) Sipërfaqet e zëna me ndërtime pa leje, të cilat janë në proces legalizimi,


përfshihen brenda totalit të sipërfaqes të subjekteve që u takon të marrin


sipas kritereve të përcaktuara në nenin 3/ 1, të këtij ligji. Këto subjekte


përjashtohen nga detyrimi për pagesën vetëm për sipërfaqen e truallit të


zënë nga ndërtimet që do të legalizohen sipas dispozitave të ligjit nr.9482,


datë 16.2.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve


pa leje", të ndryshuar".