06-03-2013 / Gazeta 55

Reagimi publik i Erjon Braçes

Partia Socialiste është përfshirë nga zërat oponentë ndaj politikës që kryetari Rama po ndjek për përgatitjen e listës se kandidateve për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit. Procesi po zhvillohet ne mungesë të plotë të transparencës, ndaj dhe deputeti Erion Braçe, ka reaguar dhe jo për herë të parë me shqetësim në rrjetin social Facebook, Brace nënvizon se kjo histori duhet të marrë fund. Ai shkruan hapur për një proces të karakterizuar nga mungesa e drejtësisë ndershmërisë, parimit dhe aq me pak  produktivitetit  ne partine socialiste. Ky reagim i deputetit derivon nga debati një dite më parë në Kuvend, deklaratave te herëpashershme dhe jo pa ironi te Kryetares se Kuvendit dhe Kryeministrit Berisha lidhur me mënyrën sesi po hartohen listat e kandidateve për deputet të Partisë Socialiste dhe përjashtimin e mundshme te eksponentëve te rëndësishëm te kësaj partie. Duke cituar pikërisht deklaratat e Berishës dhe Topallit për listat deputeti socialist thotë se te gjitha këto e kane bere te ndjehet keq personalisht. Ndaj dhe apelon qe kjo histori te marre fund për te gjithë, duke kërkuar zgjidhje te ndershme parimore dhe produktive lidhur me garën e 23 qershorit. 

...